Volejboll – Femra, finalja e titullit, Partizani fiton të parën, mposht Tiranën në 70 minuta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mposht Tiranën 3-0, takimi erdhi drejtpërdrejt në RTSH Sport. Finalja e titullit në volejboll për femra është një derbi i kryeqytetit, pasi Partizani po përballet me Tiranën. Dhe të enjten është luajtur ndeshja e parë, që është fituar në 3 set nga të kuqet e kryeqytetit. Takimi i dytë do të luhet të shtunën në mbrëmje dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizonit Shqiptar, që do të sjellë të premten edhe duelin e parë të finales së meshkujve, midis Partizanit dhe Erzenit.

Kampionati Kombëtar i Volejbolli për Femra ka luajtur të enjten duelin e parë të finales së “play-off”-it për trofeun e madh. Siç dihet, finalja do të jetë një derbi i kryeqytetit kjo finale, pasi Partizani po përballet me Tiranën. Dhe të kuqet e kryeqytetit, që e patën mbyllur që të dielën në dy përballje çështjen e kualifikimit për në finale, duke triumfuar ndaj Barleti Volejit, kanë triumfuar në 3 sete në duelin e parë me rivalet bardheblu, të cilat, nga ana e tyre, kanë patur nevojë për një duel të 3-të për të mposhtur Vllazninë.
Dhe faktori fizik ka vendosur shumëçka të enjten në mbrëmje, në duelin e zhvilluar në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet dhe të sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit, që është mbyllur pas vetëm 70 minutash. Partizani i drejtuar nga trajneri i ri, Andi Lundra, e ka ka mbizotëruar setin e parë, duke u shkëputur dhe duke e fituar atë pas 22 minutash lojë me rezultatin e thellë 25-12.

Seti i dytë ka nisur më mirë për Tiranën, por vetëm kaq, sepse Partizani vijon të përmbysë shifrat dhe ta marrë edhe setin e dytë brenda 21 minutash lojë, me shifrat 25-15. Vajzat bardheblu ka luftuar më fort në setin e 3-të, që ka zgjatur 27 minuta, duke kryesuar vazhdimisht. Por lodhja ka bërë të vetëm dhe Partizani merr kryesimin në fund, duke e marrë këtë set 25-21 dhe gjithë takimin 3-0. Takimi i dytë do të luhet të shtunën në mbrëmje.

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV