KLGJ kualifikon Dariel Sinajn për anëtar të Gjykatës së Lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas përfundimit të verifikimit të thelluar të kritereve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi kualifikimin e juristit Dariel Sina si kandidat për Gjykatën e Lartë.

Sina vjen në rradhët e juristëve të spikatur që do të vijojë procedurat e mëtejshme për emërimin e Gjykatës së Lartë.

Mësohet se Darjel Sina që aktualisht shërben si Komisioner Publik, ishte i vetmi kandidat në garë për vakancën e hapur në Gjykatën e Lartë.

9 anëtarë votuan për Darjel Sinën teksa kanë munguar Fatmira Luli dhe Alban Toro që kanë dhënë dorëheqje më parë nga kjo çështje për shkak të konfliktit të interesit.

Tashmë KLGJ pritet të përfundojë pikëzimin për Sinën dhe t’i hapë rrugë emërimit të tij në Gjykatën e Lartë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Squid Game”/ Zbulohet data e premierës së sezonit 3

Sezoni i tretë i serialit “Squid Game” do të transmetohet më 27 qershor, njoftoi Netflix. Lajmi u zbulua në një...

Gjendet në rezervuar trupi i 54-vjeçarit të zhdukur prej ditësh

54-vjeçari V. L. i cili ishte shpallur i humbur nga familjarët e tij është gjetur i pajetë në rezervuarin e Kamenicës.

Beleri dhe Dule nuk u lejuan të takonin Metën në qeli? Reagon SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK ka reaguar pas akuzave të Partisë së Lirisë për ndalimin e eurodeputetit Fredi Beleri...

Shpërthen në flakë makina tek Unaza e Madhe, mbërrin në vendngjarje zjarrfikësja

Një mjet ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme tek Unaza e Madhe, në dalje të Paskuqanit. Në pamje shihet se mjeti është shkrumbuar thuajse...

Berisha pranë Ramës në ceremoninë e Kryepeshkopit/Reagon PD: Ja nga kush u caktua vendi

Gjatë ceremonisë me rastin e përcjelljes së Kryepeshkopit Anastas Janullatos të mbajtur në Katedralen Ortodokse “Lindja e Krishtit”, u vendos në vëmendje ulja afër...

Lajme të tjera

Web TV