Siri/ 120 familje lënë kampin e Al-Hol, negociata për shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet kurde në Siri kanë vendosur lirimin e mijëra personave që mbahen brenda kampit Al-Hol që ndodhet në verilindje të vendit.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut, bën me dije se janë të paktën 120 familje me 515 anëtarë që janë liruar të hënën nga kampi. Të larguarit janë kryesisht familje siriane për të cilat është dhënë garanci nga grupet tribale që veprojnë në zonë për mospërfshirjen e tyre në luftime të tjera.

Procesi i largimit nuk u zhvillua i qetë pasi një shtetas sirian që po bashkëpunonte me rojet brenda kampit është qëlluar për vdekje nga një person ende i paidentifikuar. Në këtë kamp ndodhen ende më shumë se 50 shqiptarë të larguar në kohën kur në Siri zhvillime të ashpra, kryesisht janë gra dhe fëmijë që mbahen brenda kampit.

Ndërkaq autoritetet shqiptare, kanë deklaruar më herët se vazhdojnë negociatat për lirimin e tyre. Më 27 tetor u bë i mundur riatdhesimi i katër fëmijëve shqiptarë dhe një gruaje. Ata janë strehuar në qendrën e posaçme ku do të bëhet i mundur rehabilitimi i tyre./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Agjenët e AMP/Kontrolle në lokalet e natës për veprimtari të jashtëligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore AMP gjatë mbrëmjes së djeshme me të gjithë agjentët e saj në terren ka zhvilluar...

U kapën duke vendosur baste sportive online, 2 të arrestuar në Fier

Dy të rinj u arrestuan në flagrancë teksa po vendosnin baste sportive në Cakran të Fierit. Fier- Dy të rinj u arrestuan në flagrancë teksa...

“Kategoria Superiore”: Përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 20-të

Java e 20-të e kampionatit “Kategoria Superiore” uli siparin mbrëmjen e djeshme. Këtë javë triumfuan Vllaznia, Egnatia, AF Elbasani dhe Bylis, ndërsa vetëm një...

Asnjë provë për përfshirjen e Olsit në dosjen ‘Xibraka’! Rama paralajmeron padi Bardhit

Kryeministri Edi Rama paralajmeron padi për Gazmend Bardhin për krijimin e rrethanave të kallëzimit të rremë lidhur me akuzat e tij për lidhjen e...

Shpërthim në një pikë karburanti në Jemen, 10 të vdekur, 65 të plagosur

Të paktën 10 persona janë vrarë dhe 65 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në një pikë karburanti dhe rezervuar karburanti në provincën...

Lajme të tjera

Web TV