Vrau 8 persona brenda pak minutave/ Ja si po e kalon dënimin Ritvan Zykaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ritvan Zykaj po shlyen dënimin e tij si të gjithë të burgosurit e tjerë.

Ndryshimi i vetëm është se çdo dy javë familjarë të të burgosurve mbajnë radhën për të dorëzuar ushqime, apo rroba për të afërmit, ndërsa për Zykajn nuk ka asnjë interesim nga askush.

I vetmi që ka qenë në një takim me të ishte i vëllai, që doli prej andej pa asnjë kërkesë të veçantë të vëllait, që ka kryer krimin më të rëndë në Shqipëri me 8 të vrarë në fare pak minuta.

Por si kalon dita e të burgosurit me burgim të përjetshëm Ritvan Zykaj. Gardianët thonë se nuk ka asnjë ndryshim. Nuk refuzon ushqimin, nuk del rregullisht në ajrim. Nuk bisedon me të tjerë dhe më shumë lexon libra fetarë. Sjellja e Ritvanit nuk është shumë e çuditshme, edhe pse e kemi më shumë në vëmendje për shkak të llojit të krimit të kryer prej tij.

Shumë gardianë i blejnë ndonjë paketë cigare, sepse është i vetmi i burgosur që nuk ka asnjë vizitor. Ka edhe raste kur gardianët i japin rroba. Masakra e Selenicës shënoi 8 viktima. Pasi vrau fillimisht 75-vjeçarin Demir Zykaj dhe Perie Zykajn 72 vjeçe shkoi në banesën e Besimit, djalit të Demirit duke vrarë atë, Besimin 43 vjeç, të shoqen, Vasilikën 42 vjeçe. Tyta e armës së tij nuk kurseu as dy fëmijët e çiftit, Sarën 16 vjeçe dhe djalin e vogël Ledionin 8 vjeç. Ky i fundit u vra me bukë në dorë pasi në ato momente ishte duke konsumuar vaktin e drekës.

Nga kjo ngjarje tronditëse arritën të shpëtojnë vetëm tre djem, Arieli, Falkao dhe Albi Zykaj, të cilët nuk ndodheshin në shtëpi në momentin kur Ritvan Zykaj zbrazi breshërinë e kallashnikovit…

Lexo edhe :  Horoskopi ditor, 20 Gusht 2025

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV