Avokati i Popullit raport për shembjen e Teatrit Kombëtar: Hetim disiplinor për çdo efektiv

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati i Popullit, me anë të një postimi në “Facebook” shkruan se ka përgatitur një raport, në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar.

AP thekson se duhet që të nisë hetimi disiplinor për çdo efektiv që shkeli ligjin. Avokati i Popullit shton se policia cënoi të drejtën e informimit.

Rekomandime mbi veprimet mosveprimet e kundërligjshme të strukturave të Policisë së Shtetit gjatë dhe pas p… by Gazeta Fjala on Scribd


Avokati i Popullit pasi ka shqyrtuar sjelljen e organeve të Rendit gjatë ndërhyrjeve të kësaj të fundit më 17.05.2020 në operacionin për shkatërrimin e godinës së Teatrit Kombëtar, ka përpiluar një përmbledhje me rekomandime mbi sjelljen e Policisë së Shtetit.

Nisur nga konstatimet e kryera gjatë hetimit administrativ të nisur nga Avokati i Popullit, u është kërkuar autoriteteve më të rëndësishme ligjzbatuese në vend si Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së përgjithshme që të ndërmarrin një sërë masash administrative dhe ligjore për të ndëshkuar një seri sjelljesh individuale apo të organizuara që u vërejtën në veprimtarinë e Policisë së Shtetit gjatë operacionit për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar.

Institucioni i Avokatit të Popullit mbetet i dedikuar për të ushtruar me paanësi dhe profesionalizëm punën e tij si një monitorues i mënyrës sesi autoritetet shtetërore zbatojnë ligjet e vendit tonë, pa i tejkaluar ato, pa e tepruar në dëm të qytetarëve e në respekt të të drejtave të këtyre të fundit“, thuhet në njoftim./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Protesta dhe dhunë në Serbi/ Thirrje për largimin e Vuçiç, plagosen dhjetëra persona

Një tjetër natë pa gjumë për Serbinë, ku mijëra protestues kanë dalë në rrugë duke kërkuar rrëzimin e qeverisë...

Kostoja shokuese e një shkrepseje: 20 milionë euro

Nga Leonard Veizi Sa herë që shpërthen një zjarr, përsëritet i njëjti refren i lodhur: nuk është faji i diellit përvëlues, as i temperaturave të...

Një histori e shkurtër e Alaskës, vendit ku vendoset e ardhmja e botës

Nga Giacomo Fasola, Corriere della Sera Një shekull e gjysmë më parë, Shtetet e Bashkuara blenë Alaskën nga Rusia (dhe disa në Moskë e duan...

Rusia, Ukraina dhe territoret: Çfarë thotë e drejta ndërkombëtare?

Në prill të këtij viti, Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se kishte rënë dakord në parim për një traktat paqeje me Rusinë. Asokohe...

Kthjellime dhe reshje lokale shiu, parashikimi i motit 15 gusht 2025

Ditën e premte, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët, ndërsa gradualisht pritet shtim...

Lajme të tjera

Web TV