E ardhmja e televizionit? Pse kjo intervistë e Obama-s po bën xhiron e rrjetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në episodin e fundit të The Oprah Conversation, Oprah Winfrey dhe ish-presidenti Barack Obama duket se janë ulur në të njëjtën dhomë, para një oxhaku, teksa bisedojnë. Por, në fakt… ata nuk janë në të vërtetë në të njëjtën hapësirë.

Besoni apo jo, dyshja e zhvilloi këtë intervistë duke u ndodhur në skaje të kundërta: Obama nga një studio në Washington, D.C. dhe Oprah nga shtëpia e saj në Santa Barbara. Për shkak të masave të distancimit shoqëror, intervista u zhvillua në distancë – por falë inovacionit modern, ju ndoshta nuk e keni vënë re aspak.

“Përmes mrekullisë së teknologjisë, ne mund të jemi ballë për ballë në të njëjtën dhomë dhe nuk duhet të mbajmë maskë”, thotë Oprah në hapje të episodit. Presidenti Obama shton: “Me sa duket paskemi edhe zjarr!”

Ndërsa Oprah dhe Obama flasin për mënyrën se si e kanë kaluar secili karantinën e tyre, sfondi i Obamas kalon midis dhomës së ndenjes komode dhe një ekrani të gjelbër.

Duke u përballur me vështirësitë e udhëtimit të lidhura me COVID, Oprah shprehet për OprahMag.com se ndërsa ajo do të preferonte një takim të vërtetë, masat paraprake të sigurisë e bënë ekipin e saj të bëhej kreativ.

“Asgjë nuk krahasohet me të qenit realisht ballë për ballë, por kjo ishte mundësia më e mirë për ta zëvendësuar,” thotë Oprah.

Një ide fantastike që mund të jetë e ardhmja e intervistave për sa kohë të zgjasë pandemia.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Oprah (@oprah)

Ajo thotë se u frymëzua nga episodi i parë i shfaqjes ditore teknologjike inovative të Drew Barrymore, i cili filloi në vitin 2020 mes pandemisë së koronavirusit. E ftuara, Cameron Diaz, dukej se ishte ulur në një karrige afër Barrymore – por ajo në të vërtetë ishte në një studio në Los Anxhelos.

Lexo edhe :  Pse turbulencat në aeroplan po bëhen më të shpeshta dhe më të rënda

Për të siguruar një sens të pandërprerjes totale, mobiljet identike të dy dhomave ishin rregulluar me matje “jashtëzakonisht të sakta”. Ekipet e prodhimit në D.C dhe Santa Barbara përdorën të njëjtat kamera, lente, ndriçim dhe pajisje audio, për të shmangur mospërputhjet.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Oprah (@oprah)

Për të përfshirë teknologjinë e ekranit të gjelbër, ish-presidenti u udhëzua nga ekipi i prodhimit të mos vishte ndonjë veshje jeshile ose të bardhë apo këpucë me shkëlqim. Më tej, ai nuk mund të pinte ujë nga një gotë qelqi, pasi ajo do të “zhdukej” para ekranit të gjelbër, Oprah dhe Obama përdorën filxhanë çaji për të pirë ujë.

Është thuajse e pamundur ta vini re se Oprah dhe Obama nuk ndodhen përballë njëri-tjetrit. Mund të themi thjesht që kjo ishte një intervistë magjepsëse./Burimi: Oprahmag.com/

Të fundit

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai...

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Dikur avokati i Trump, merr në hetim dosjen “Epstein”

Todd Blanche, avokati personal i Donald Trump, ndodhet në qendër të një polemike të madhe pas vizitës së tij në burg për të intervistuar...

Spahiu: Debati për Kodin e ri Penal mund të zgjidhet me referendum nga populli

Juristi Kreshnik Spahiu tha për Report TV se debati për Kodin e ri penal mund të zgjidhet edhe me referendum popullor. "Duhet që të hartohet...

Starmer vijon thirrjet: Situata në Gaza duhet të ndryshojë rrënjësisht

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Sier Keir Starmer ka bërë sërish thirrje për situatën në Gaza, duke thënë që duhet të ndryshojë rrënjësisht. Dje ai...

Lajme të tjera

Web TV