UEFA shpall ndarjen e skuadrave në vazo, ja ku bëjnë pjesë Shqipëria dhe Kosova

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Siç dihet, në pritje të shortit për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”, që do të hidhet më 7 dhjetor të këtij viti, organizmi që qeveris futbollin kontinental, UEFA, ka shpallur edhe ndarjen e ekipeve në 6 vazo, teksa Shqipëria është në vazon e 4-t dhe Kosova në të 5-ën.

Kështu 5 vazot e para kanë në përbërje nga 10 ekipe, ndërsa vazoja e 6-të vetëm 5 ekipe, çka do të thotë se 5 nga grupet eliminatore do të jenë me 6 skuadra dhe 5 të tjerë me 5 skuadra. Në grupet me nga 5 ekipe do të jenë edhe 4 finalistet e edicionit të dytë të Ligës së Kombeve të Evropës, Italia, Belgjika, Franca dhe Spanja.

Eliminatoret e “Katar 2022” do të nisin në mars të vitit të ardhshëm dhe do të përfundojnë brenda muajit dhjetor, ndërsa në mars të 2022-shit do të luhen edhe ndeshjet e “play-off”-eve, ku do të përcaktohen përfundimisht 13 skuadrat që do të përfaqësojnë Evropën në turneun më të rëndësishëm në botë në nivel përfaqësuesesh.

Ndarja e vazove të Eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022” është si vijon:

Vazo 1: Belgjikë, Francë, Angli, Portugali, Spanjë, Itali, Kroaci, Danimarkë, Gjermani, Holandë.
Vazo 2: Zvicër, Uells, Poloni, Suedi, Austri, Ukrainë, Serbi, Turqi, Sllovaki, Rumani.
Vazo 3: Rusi, Hungari, Irlandë, Rep.Çeke, Norvegji, Irlandë e Veriut, Islandë, Skoci, Greqi, Finlandë.
Vazo 4: Bosnje-Hercegovinë, Slloveni, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, SHQIPËRI, Bullgari, Izrael, Bjellorusi, Gjeorgji, Luksemburg.
Vazo 5: Armeni, KOSOVË, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhan, Estoni, Kazakistan, Lituani, Letoni, Andorra.
Vazo 6: Maltë, Moldavi, Lihteshtejn, Gjibraltar, San Marino.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Trump befason botën: Falenderoj Iranin, tani koha për paqe!

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një mesazh të paprecedent për publikun amerikan dhe gjithë botën, ka pranuar se Irani e ka njoftuar administratën amerikane...

Lajme të tjera

Web TV