Di Maio: Të angazhuar për luftën ndaj korrupsionit. Gjonaj: BKH ka nisur të japë rezultate konkrete

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Luigi Di Maio ndodhet në Shqipëri për një vizitë institucionale. Di Maio po zhvillon takim me autoritetet shqiptare, ndërsa aktualisht ndodhet në një tryezë me Ministren shqiptare të Drejtësisë, Etilda Gjonaj, me temë “Lufta kundër korrupsionit dhe reforma në drejtësi si një shtysë për rritjen ekonomike të Shqipërisë”.

Kryediplomati Di Maio gjatë fjalës së tij në këtë tryezë theksoi se Shqipëria mund të mbështet tek Italia. “Korrupsioni është një pengesë për zhvillimin e vendit. Korrupsioni modern përshkon edhe rrugë të reja. Italia është udhëheqëse në luftën ndaj korrupsionit. Italia është e vetëdijshme për faktin se ndodhet përballë një sfide dhe sigurish që korrupsioni rrit më tej edhe pabarazinë, rrit largimin e kapitaleve të inteligjencës“, tha kryediplomati italian.

Më tej ai shtoi se “kriza aktuale e thelluar nga pandemia mund të prodhojë efekte negative dhe kjo përbën rrezik. Lufta ndaj korrupsionit gjatë emergjencave ka humbur disi rëndësinë. Ne jemi të angazhuar të forcojmë më tej luftën ndaj korrupsionit duke hartuar strategji. Korrupsioni lidhet me pastrimin e parave”.

Gjatë fjalës së tij ai theksoi se Italia është e gatshme të ndajë përvojën për të luftuar korrupsionin. “Shqipëria dhe Italia kanë dialoguar në kuadër të projekteve shumëpalëshe. Theksoj bashkëpunimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë Italianë”, u shpreh ai.

Gjithashtu bëri të ditur se ekspertë të jurisprudencës së Italisë do të kontribuojnë në përmirësimin e legjislacionit në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe pastrimit të parave. Di Maio, sipas agjendës së njoftuar nga Farnesina do të takohet sot me presidentin Ilir Meta dhe me kryeministrin Edi Rama.

Lexo edhe :  Ambasadori Gonzato: SPAK-u, sinonim i suksesit në Shqipëri

Ndërsa Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në fjalën e saj në tryezën e rrumbullakët të zhvilluar sot në Tiranë, u shpreh se reforma në drejtësi ka shënuar gjithashtu pikën e kthimit në drejtim të intensifikimit të përpjekjeve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar përmes krijimit të Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Kjo strukturë së bashku edhe me BKH-në e cila po rekruton hetuesit dhe policët gjyqësore ka filluar të japë rezultate konkrete në hetimin e zyrtarëve të lartë në Shqipëri, përfshirë këtu edhe zyrtarë nga radhët e gjyqësorit dhe Prokurorisë, duke krijuar kështu baza të shëndosha në drejtim të forcimit të track record të hetimeve.

Në këto procese shumë të rëndësishme të ngritjes së një sistemi gjyqësor të pavarur, në respekt të kuadrit aktual kushtetues dhe ligjor për pavarësinë e gjyqësorit, Qeveria Shqiptare ka ofruar të gjithë mbështetjen e duhur në plotësimin e të gjithë nevojave për kapacitete, si njerëzore, ashtu edhe financiare“, tha Gjonaj.

Ministrja shtoi se “në kuadër të luftës kundër korrupsionit, Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Drejtësisë në cilësinë e Koordinatorit Kombëtare Kundër Korrupsionit kanë ndërmarrë një mori masash për të rritur transparencën, për të luftuar korrupsionin në disa nivele.

Kjo është arritur me një sërë masash parandaluese duke përfshirë edhe ofrimin tashmë të 759 shërbimeve online, duke shmangur kontaktet në sportele,ashtu edhe përmes marrjessë masave parandaluese,në drejtim të forcimit të kulturës së integritetit në administratën publike, ku vlen të përmenden këtu, miratimi i Planit të Integritetit të Ministrisë së Drejtësisë dhe Metodologjia e Vlerësimit të Riskut të Integritetit në organet e qeverisjes qendrore“./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Si të shmangni shtimin në peshë gjatë festave?

Festat e fundvitit janë sinonim i tryezave plot ushqime, pijeve të pafundme dhe ëmbëlsirave joshëse, por bashkë me këto...

Dalin analizat për mandarinat e importuara nga Shqipëria, ja rezultatet

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka pranuar sot rezultatet e analizave laboratorike për mostrat e dyshuara për mbetje të pesticideve mbi nivelin e...

Moti i keq në vend/ Mbeten pa energji elektrike Kukësi dhe Gramshi

Moti i keq në vend ka shkaktuar probleme me energjinë elektrike. Sipas informacioneve bashkia Kukës ka mbetur pa energji elektrike. Mendohet që të jenë stakuar...

Presidenti i zgjedhur Trump përsërit thirrjen për të blerë Groenlandën

Presidenti i zgjedhur ka përsëritur kërkesën që bëri gjatë mandatit të parë që Shtetet e Bashkuara të blejnë Groenlandën nga Danimarka. Kërkesa zgjeron listën...

Do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025! Kush është ‘Shkodra Elektronike’?

Kënga ‘Zjerm’ e kënduar nga ‘Shkodra Elektronike’ është shpallur fituese e edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në...

Lajme të tjera

Web TV