SPAK urdhëron Allën e Bulqizës: Ik kryejë testin drogës dhe urinës!  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SPAK i ka kërkuar kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, që t’i nënshtrohet testit të drogës. Ky vendim është marrë pas publikimit të videos, ku media dhe PD-ja pretendojnë se është ai, konkretisht personi që merr kokainë në një ambient në Bulqizë.

Për të kryer këtë procedurë, Alla duhet të paraqitet në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Atje ai do të dorëzojë kampion gjaku dhe urine, me qëllim kryerjen e ekspertimit mjeko-ligjor, që do të vërtetojë nëse Alla është konsumues droge ose jo. Kjo ekspertizë do të jetë baza e kësaj çështje penale dhe që mund të shtyjë prokurorët të ngrenë akuzë për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla.

Gjithashtu, vetëm 24 orë pas çeljes së këtij hetimi, prokurorët e çështjes kanë kërkuar ekspertimin grafik të videos tashmë të sekuestruar. Ekspertimi do kryhet nga ekspertët e laboratorit të policisë shkencore në Ministrinë e Brendshme. Nëpërmjet kësaj ekspertize prokuroria synon të provojë qartësisht dhe me anën e një ekspertize nëse personi që shfaqet me shpinë në video, është ose jo Lefter Alla.

Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla mbrëmë dëshmoi në SPAK pas akuzave të Partisë Demokratike se shfaqet në një video duke pirë kokainë. Jashtë dyerve të SPAK, ku qëndroi për rreth një orë, Alla refuzoi të jepte një deklaratë duke shprehur se tashmë kjo çështje i takon drejtësisë, “E ka në dorë drejtësia”!

Në një postim në rrjetet sociale, Alla deklaroi se “Dua të sqaroj se ekzistenca e një video-montazhi më është bërë me dije prej rreth një viti, por gjithmonë kam besuar dhe besoj se duhet të jetë drejtësia ajo që ta hetojë dhe ta zbardhë. Kushdo që më akuzon mua të presë veprimet e Prokurorisë dhe vendimin përkatës të Gjykatës”- thotë Alla.

Lexo edhe :  Sterilizimi, SPAK kërkon nga 10 vite burg për dy “shokët” e Ilir Beqajt

PS është distancuar nga Alla duke e cilësuar si përgjegjësi personale, ndërkohë që për këtë çështje ka dëshmuar edhe gazetari investigativ, Artan Hoxha, i cili është edhe poseduesi dhe publikuesi i materialit filmik. n.k/Fjala.al/

 

Të fundit

Më i dhunshmi në 40 vjet, tërmet i fortë në Campi Flegrei

Një tërmet i fortë me magnitudë 4.6, u ndje në Napoli dhe në zonën e Campi Flegrei në orën...

Berisha: Nga 54 vite punë, bashkë me gruan kam vetëm një apartament 40 metra katror

Sali Berisha ka reaguar pasi GJKKO vendosi që të shtyjë seancën e parë për çështjen “Partizani”. Ai thotë se gjyqi ndaj tij është politik, pasi...

I gjithë Shteti tek Onkologjiku!

Alba Malltezi Është kaq e rëndë që në vite e vite gazetari, kur nëna të sëmura me kancer gjiri trokisnin në redaksi për të kërkuar...

Plani i Rritjes, Rama me liderët e BP takohen me Marta Kos, Samiti mbahet në Shkup

Udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor ndodhen në Shkup të Maqedonisë së Veriut ku sëbashku me komisioneren europiane për Zgjerim, Marta Kos do...

Trump: Nuk po i ofroj asgjë Iranit! S’jam si Obama!

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar me tone të ashpra në rrjetet sociale ndaj senatorit demokrat Chris Coons, duke mohuar kategorikisht se po kërkon marrëveshje me...

Lajme të tjera

Web TV