Fotot nga morgu i Tiranës/ Rama: Çnjerëzore të bësh politikë me inskenime fotografike dhe numrin e të vdekurve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama e cilësoi çnjerëzore dhe madje edhe përtej çdo pikëpamje demokratike dhe lufte për pushtet që të luash me të vdekurit.

Rama i cilësoi mashtrime për të ardhur në pushtet akuzat e Bashës dhe inskenime fotot e publikuara nga morgu i Tiranës, që përdoren për të luajtur me psikikën e popullit.

 “Shumëkush ma quan arrogancë, por ndoshta duhet ta shohin si shprehje të pasonit të madh që më mban në këtë detyrë pa pushim dhe pa orar, pasionit të madh për punën që më është besuar dhe Shqipërinë që dua për të gjithë fëmijët tanë. Ne kemi opinione të ndryshme për  ngjarjet dhe kjo është demokraci, por të shash dhe shpifës nuk është demokraci.

Ne nuk mund të ndahemi politikisht edhe për numrin e të vdekurve dhe të bëjmë inskenime fotografike deri tek morgu i Spitalit. Në një luftë si kjo sprovohet jo vetëm qeveria por edhe morgu, por nuk mundet që opozita dhe presidenti të krijojnë komitetet e tyre alternative, ku njëri prej tyre thotë që qeveria ti blejë maskat qytetarëve dhe komiteti tjetër thotë virusi nuk ekziston. Në një luftë si kjo ne mund të ndahemi për rrugën se si duhet të mbështetet  ekonomia, kjo madje do të ishte e shëndetshme, por nuk mund të jemi rasti unikal në Europë, ku opozita dhe presidenti bëjnë aleancë me COVID-in për të rrëzuar qeverinë dhe ushqyer frikën në jetën e përditshme të shqiptarëve dhe shpërndajnë inskenime të fotove nga morgu.

Kjo nuk është as demokratike dhe as njerëzore, ku në kulimin e pandemisë ku vala e dytë po trondit botën të bësh politikë me numrin e të vdekurve. Të dalësh e të thuash që qeveria po fsheh numrin e të vdekur, do të thotë të dalësh mbi demokratike dhe madje është brutale edhe në luftën për pushtet, kjo është çnjerëzore, si mund të ngacmohet deri në këtë pikë psikika e një populli dhe të cenohet integriteti njerëzor dhe profesional ku një armatë e tërë mjekësh prej 9 ,muajsh  kanë harrura fëmijët dhe familjet e tyre për t’ju përkushtuar familjeve të secilit prej nesh”, theksoi kryeministri Rama.

Lexo edhe :  Spahiu: Debati për Kodin e ri Penal mund të zgjidhet me referendum nga populli

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV