Kategoria e Parë mbyll javën e 3-të, Flamurtari mundet 0-3 në Vlorë nga Besa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka ulur siparin të dielën me takimin e fundit të javës së 3-të, atë të vlefshëm për grupin B, midis Flamurtarit dhe Besës.

Ndeshja që u luajtur pasdreke në Vlorë dhe u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport, ka nisur vrullshëm dhe, pas vetëm 4 minutash lojë, janë miqtë që kalojnë në epërsi me anë të brazilianit Kainã Nunes da Silva Amarante.

Pjesa e parë ka vijuar të jetë e luftuar, dhe si miqtë, të cilët kanë rrezikuar të gjejnë menjëherë edhe golin e dytë, ashtu edhe miqtë në dy raste brenda 20 minutave të para, kanë ndërtuar raste të volitshme për shënim, por pa i shfrytëzuar dot ato, ca për mungesë finalizimi, ca për meritë të mbrojtjeve përkatëse. Për rrjedhojë, përtej përpjekjeve të të dyja skuadrave, që nuk kanë reshtur, 45 minutat e para të kësaj përtalljeje janë mbyllur epërsinë mimave të miqve.

Ato të dytat kanë parë të njëjtën lojë të hapur nga të dyja skuadrat, me vendasit që synonin barazimin e shifrave dhe me miqtë që kërkonin golin që do të thellonte epërsinë. Dhe Besa do ta gjejë këtë gol në minutën e 55-të, me atë të Adonis Beqirit. Besa do ta administrojë lojën dhe do të gjejë edhe golin e 3-të, 10 minuta para fundit të kohës së rregullt, falë një autogoli të Balilajt, duke e fituar kështu këtë takim me shifrat 3-0.

Të fundit

“Vdekje për shqiptarët”, thirrjet raciste në ndeshjen e basketbollit në RMV

Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) ka njoftuar se ka denoncuar zyrtarisht në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) thirrjet raciste...

Shiu dhe breshëri godasin Kosovën, përmbytje dhe kaos në qarkullim

Gjatë pasdites së sotme, reshje të dendura shiu të shoqëruara me breshër kanë përfshirë disa zona të Kosovës, duke shkaktuar përmbytje dhe probleme serioze...

Gjysmë ore shi, përmbytet Tirana! Rrugët kthehen në lumenj

Pasditen e kësaj të hëne kryeqyteti u përfshi nga reshje të dendura shiu. Ndonëse këto reshje zgjatën për pak minuta, rrugët e Tiranës u...

Historia: “Bel Espoir”, anija që lundron me shpresën dhe paqen në Mesdhe

Ajo ka mbërritur në Durrës dhe do të qëndrojë deri më 6 gusht 2025. Një goëletë me tri mastë, që ka kaluar mes furtunave...

Korrupsion zgjedhor në 64 raste, SPAK çon në GJKKO kandidatin e PD…

Prokuroria e Posaçme mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 5 persona të akuzuar për blerje votash në zgjedhjet lokale të vitit 2023 në Rrogozhinë,...

Lajme të tjera

Web TV