Zbuloni tre arsyet përse viti 2021 do të jetë i mbarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë e dimë sa shpejt ndryshoi bota në 2020-ën dhe brenda një nate, rutina jonë s’ishte më ajo që njihnim. Gjithsesi, jemi thuajse në fund të vitit dhe sytë i kemi nga 2021. Jemi para një tjetër të panjohure, por sipas astrologjisë, thuhet se ky vit do të jetë goxha shpresëdhënës, prandaj niseni me optimizëm.

Gjithë ngjarjet astrologjike për 2021-in lidhen me bashkëpunim, kreativitet dhe fillime të reja. Çfarë do të thotë kjo?

Bashkimi “hyjnor”: Jupiteri dhe Saturni në Ujor 

Kur themi “bashkimi hyjnor” e kemi fjalën për dy planetë që takohen bashkë në të njëjtën pikë të qiellit. Në këtë rast, kemi Jupiterin dhe Saturnin. Astrologët e konsiderojnë si ngjarje të madhe sepse hera e fundit kur ka ndodhur diçka e tillë ka qenë fillimi i viteve 1400. Sipas tyre, ky event qiellor na fut në një rreth me mundësi të reja, inovacione, lidhje dhe shpresë!

Eklipset e ardhshme

Eklipset sjellin kohëra ndryshimesh! Ndodhin kur Dielli, Hëna dhe Toka rreshtohen në shumë mënyra, duke dhënë mesazhe të ndryshme për planetin tonë. Nga maji i 2021 deri në janar të 2022 do të kemi eklipse në shenjën e Binjakëve dhe Shigjetarit. Shigjetari përfaqëson potencialin dhe optimizmin, gjë që do të na bëjë të marrim prej energjisë së tij dhe të përdorimin maksimalisht imagjinatën tonë.

Nga ana tjetër energjia e Binjakëve do të shpërndajë kureshtje, humor, qejf, por kjo s’do të thotë që gjërat do të shkojnë vaj. Për të arritur deri këtu duhet të ndryshojmë sjelljen, të shohim me kujdes gjërat që kemi besuar dhe të pranojmë të mësojmë nga njëri- tjetrit.

Lexo edhe :  JJ Thomson, njeriu që i dha botës elektronin dhe frymëzoi gjenerata të tëra shkencëtarësh

Afërdita dhe Marsi do të bashkojnë forcat

Në 2020-ën, Marsi dhe Afërdita ishin në prapavijë. Gjërat shkuan më ngadalë, por kjo i përket të shkuarës tani. Në 2021-in, Afërdita dhe Marsi nuk do të jenë në prapavijë dhe kjo parashikon; marrëdhënie harmonike, kreativitet dhe kohë argëtuese. Është fiks një rikthim i dy energjive të kundërta.

l.m

Të fundit

Sot nisin aplikimet për Fest 64. Kompozitorë e këngëtarë duhet të paraqesin punët e tyre

Nisin ethet e Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, shkruan rtsh. Stafi drejtues i Fest 64 dhe RTSH kanë...

Vrasja e ish-parlamentarit, Ukraina: Rusia e përfshirë, arrestohet autori i dyshuar

Rusia është e përfshirë në vrasjen e ish-kryetarit të parlamentit ukrainas Andriy Parubiy, sipas autoriteteve në Kiev. Parubiy u qëllua për vdekje në qytetin...

Parashqevi Simaku feston 59-vjetorin e lindjes, mesazh prekës për të birin

Këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku feston sot 59-vjetorin e lindjes. Ka qenë vetë ajo që ka bërë të ditur lajmin, përmes një postimi në rrjetin...

Këlliçi i bindur: Non grata për Berishën do të hiqet, kam 4 vite që e them

Demokrati Belind Këlliçi u shpreh se shumë shpejt Shtetet e Bashkuara do të heqin non gratën për Sali Berishën. Sipas Këlliçi, tashmë edhe në SHBA...

‘Nuk vij mo!’, Kryemadhi batuta pas daljes nga SPAK: Më thanë kush të duron ty…

Monika Kryemadhi, e cila u paraqit në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje, tha në fund të bisedës me gazetarët se nuk do të shkojë...

Lajme të tjera

Web TV