Probleme me rënien e flokëve? Përgatisni këto tre maska në shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jo në çdo rast duhet të drejtoheni te mjeku për probleme që keni me shëndetin tuaj. Rënia e flokëve është prezente më në masë te meshkujt, por edhe femrat e vuajnë një gjë të tillë, edhe pse më pak. Më poshtë do të gjeni tre maska që mund t’i përdorni për të parandaluar rënien e flokëve.

1.Maskë me vezë

Për këtë maskë, duhen dy të verdha vezësh, pak vaj ulliri dhe gjysmë limoni i shtrydhur. Përziejini mirë dhe lëreni këtë maskë të veprojë në skalpin e kokës. Aplikojeni me anë të një furçe dhe mblidheni kokën me qese transparente. Lëreni të veprojë për gjysmë ore, më pas shpëlajeni dhe vazhdoni me shampon.

2.Maskë me mjaltë

Provoni këtë përzierje për flokët tuaj: në një tas të vogël hidhni një vasketë kos dhe një lugë plot me mjaltë. Përziejini dhe përhapeni maskën në flokë. Më pas vendosni një kapuç dushi. Lëreni një orë kokën të mbështjellë dhe lajini flokët me shampoo.

3.Maskë flokësh me maja birre

Forcon dhe ndalon rënien e flokëve: bëhet fjalë për një maskë që realizohet me dy të verdha vezësh, disa pika uthull, një lugë mjaltë dhe 20 gram maja birre. Hidhini në një tas, përziejini dhe aplikojeni maskën në skalpin e kokës. Mbështilleni kokën me qese dhe lëreni për gjysmë ore. Më pas lajini flokët me shampo si zakonisht./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

800 mijë trupa në Gjermani, Europa bëhet gati për betejë me Rusinë

Mes paralajmërimeve për një konflikt të mundshëm të madh me Rusinë, Gjermania do të presë një nga stërvitjet ushtarake...

Nga 12 në 5 mln euro, ylli i Anglisë pranon ulje page për të veshur fanellën e Juventusit

Pas Jonathan David, Jadon Sancho duket se do jetë ylli i radhës që do të transferohet te Juventus. "Tuttosport" raporton se Juventus ka arritur...

“Unë doja letërsinë. Partia më çoi në thertore. Aty kuptova se…”

Flutura Açka, deri vonë deputete e PD, ka bërë një rrëfim për Euronews. Ajo është një grua që e filloi karrierën larg pasionit të...

Veliaj postim nga qelia: Këto 10 vite Tirana është kthyer në zemrën e ekonomisë”

Erion Veliaj ka bërë një bilanc të arritjeve të dekadës së fundit në Tiranë, duke vënë theksin te përmirësimi i ndjeshëm i infrastrukturës dhe...

Zjarr masiv në kodrat e Peqinit dhe Rrogozhinës

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ditën e sotme kodrat në zonën e Karinës, ndërsa flakët janë përhapur në Peqin dhe në...

Lajme të tjera

Web TV