Vezë, miell dhe para/ Opozita vijon aksionin, çfarë ndodhi në seancën e sotme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth 20 minuta zgjati seanca e sotme plenare, me socialistët që miratuan pa diskutim projektligjet në rendin e ditës, ndërsa opozita vijoi me aksionin për pengimin e zhvillimit normal të jetës parlamentare.

Deputetët socialistë dhe ata të grupit Basha mbërritën në ambientet e Kuvendit rreth 1 orë para, ndoshta për të shmangur në ballafaqim me kolegët demokratë në hyrje të parlamentit. Aty pati më pas momente tensione mes punonjësve të gradës dhe ligjvënësve demokratë të përjashtuar (nga Sekretariati i Etikës me votat e PS). Flamur Noka hodhi miell mbi gardistët dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit, Genci Gjonçaj. Një veprim ky që sipas Nokës, simbolizon se garda është bërë palë me “narkoparlamentin” dhe “narkoregjimin”.

Një tjetër deputet demokrat zgjodhi të shpaloste një tjetër simbolikë për të shprehur kundërshtinë kundër ligjit të mazhorancës për riligjërimin e lojërave të fatit. Me stampime në veshjen e tij të kartëmonedhave dhe logo të kompanive të basteve, Dashnor Sula tha se me këtë projektligj synohet pastrimi i parave nga politikanët dhe grupet kriminale. Teksa kujtonte deklaratat e kryeministrit Rama që premtonte se “do i jepte fund marrëzisë| kur njoftonte ndalimin e lojërave të fatit, Sula tha për gazetarët në hyrje të Kuvendit se “sot nis dita e çmendurisë”.

/O.S

Të fundit

A është imorale të jesh shumë i pasur? Studimi tregon perceptimet e qytetarëve

Dasma e fundit e pronarit të Amazon Group, Jeff Bezos, ka ngjallur mjaft polemika në lidhje me mundësinë e...

Hakerët nuk njohin kufij: Ballkani zgjohet nga gjumi kibernetik

Përgjatë viteve, në Ballkan janë ndërtuar mure, janë vendosur gardhe, janë vizatuar kufij, por një rrezik i padukshëm ka kaluar lirshëm mbi to: sulmet...

“Arrest me burg” për babain monstër në Fier! Zbardhet ekspertiza

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e “arrestit me burg” ndaj 36 vjeçarit me iniciale Z.M, që akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën...

2 korrik 1990: Në Prishtinë shpallet Pavarësia e Republikës së Kosovës nga Serbia

Më 2 korrik 1990, në një akt të guximshëm dhe historik, 113 deputetë shqiptarë të Kuvendit të Kosovës shpallën Deklaratën Kushtetuese për Pavarësinë e...

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes jep detajet: Në 24 orë u raportuan 28 vatra

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 2 vatra janë ende aktive. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë...

Lajme të tjera

Web TV