Frikë dhe panik në Vlorë, gruaja: Më qëlluan burrin  tek ish-SHIK-u!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vlora është tronditur sërish! Kësaj here nga një telefonatë e një gruaje në polici. Ajo ka treguar se të shoqit ët saj iu ka bërë pritë me armë, është qëlluar mbi të por ka mundur tub shpëtojë. Sipas të dhënave të policisë ngjarja që ndodhi paraditen e sotme në afërsi të ish-godinës së SHIK ende nuk është sqaruar por në fakt në vendin e pretenduar janë gjetur gëzhoja dhe një mjet Porsche!

Sipas informacioneve që vijnë nga Vlora, policia është njoftuar për të shtëna me armë në orën 11:40 ndërsa e mbërritur në vendin e ngjarjes ka gjetur tre gëzhoja pistolete. Dyshimet paraprake janë për një atentat të mundshëm, megjithatë rrethanat janë shumë të paqarta. Dëshmia e një gruaje, i ka çuar hetuesit drejt kësaj piste, pasi ajo ka deklaruar se bashkëshorti i saj e ka telefonuar duke i thënë se: Më qëlluan, shpëtova mirë.

Pas kësaj telefonate ai është larguar dhe ende nuk dihet nga policia se ku ndodhet. Në vendin e ngjarjes policia gjeti të parkuar, automjetin tip Porsche të personit në fjalë, makinë e cila nuk ka shenja plumbash. “Rreth orës 11:40, ka ardhur një telefonatë se një person dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri në ajër, në lagjen “10 Korriku” Vlorë. Janë ngritur grupe të posaçme për kontrollin e territorit dhe po punohet për kapjen e autorit.

Bëjmë me dije se nuk ka asnjë person të dëmtuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thotë policia në një njoftim paraprak për ngjarjen. Është rrethuar i gjithë qyteti në të gjitha daljet e veta. Mendohet se është një atentat i pastër por policia ende nuk ka sqaruar rrethanat e krimit! Pritet dëshmia e telefonueses dhe e bashkëshortit të saj për të mësuar hollësi të mëtejshme. n.k/Fjala.al/

Të fundit

“Berisha s’duhet të jetë më kryetar, kërkon alibi për të mos dhënë dorëheqjen”

Për publicistin Namir Lapardhaja, me humbjen në zgjedhjet e 11 majit, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha nuk duhet...

Universiteti amerikan pranon: Do paguajmë 221 mln dollarë pas problemeve me Trump

Universiteti i Kolumbias në Nju Jork ka rënë dakord të paguajë 221 milionë dollarë pas një mosmarrëveshje me administratën e Presidentit të SHBA-së, Donald...

DER SPIEGEL: Për krimet në Gazë është bashkëfajtore edhe Gjermania

Në një koment të ashpër, revista gjermane DER SPIEGEL ngre alarmin për shndërrimin e luftës së Izraelit në Gaza në një katastrofë politike, morale...

Opozita kërkoi shkarkimin e Veliajt në Këshillin Bashkiak, socialistët…

Debatet dhe akuzat kanë shoqëruar mbledhjen e radhës së këshillit bashkiak te Tiranës. Keshilltarët e opozitës kanë përsëritur kërkesën për shkarkimin e Erion Veliajt...

Zjarri në Kakavijë, ndërhyjnë helikopterë nga Greqia

Një vatër zjarri e përmasave të mëdha përfshiu këtë të mërkurë fshatin Kakavijë në bashkinë Dropull, duke shkaktuar panik dhe dëme materiale. Flakët shpërthyen...

Lajme të tjera

Web TV