“Mora mbi 300 firma”/ Zhaku zbulon planin për të hapur parti politike në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inida Kreuz, ose e njohur ndryshe si Zhaku për shqiptarët, zbuloi planet që kishte për hapjen e një partie politike.

Në një lidhje me skype nga Gjermania, ajo tha se ishin të tjerët që e nxitën të bënte diçka të tillë pas reagimeve që kishte bërë për shembjen e Teatrit.

Zhaku tha se nuk mundi ta çojë më tej planin e saj sepse në atë periudhë nuk po kalonte një moment të mirë me bashkëshortin e saj gjerman Kristianin, pas 7 vitesh martesë.

“Më shumë kishim të tjerët besim tek unë, pas revoltës që pata për shembjen e Teatrit, duke qenë se pata disa diskutime, ku kishte dhe qëndrime politike, nisën të më shihnin si një person që ka të guximin t’i thotë gjërat hapur. Unë isha në Gjermani, por njerëzit firmosën peticionin për mua nga Shqipëria, mora mbi 300 firma, dhe më vjen keq që nuk munda të realizoj atë plan. Dhe për më tepër unë e di që nuk jam një person që mund të drejtoj një parti, se nuk mendoj se jam e përgatitur për ta bërë diçka të tillë, pavarësisht dëshirës.

Nëse do e bëja diçka të tillë, do bëja një parti të ngjashme me këto në Gjermani. Unë bëra statusin themelor, bëra programin, emrin e partisë, mora dhe mbështetje nga donatorë që unë ta vazhdoja. Unë bëj një master online për menaxhim biznesi. Por në atë kohë vendosëm një pauzë nga Kristian, se pas 7 vitesh martesë patëm një moment krize, ishte më shumë një krizë e brendshme identiteti se sa krizë mes nesh. Prandaj vendosëm të jetojmë 1 vit të ndarë.

Në ato momente jetonim në një apartament të vogël, bënim çdo gjë bashkë, punonim bashkë, unë u shkëputova plotësisht nga ëndrrat e mia dhe merreshim me biznesin bashkë, ama u bë diçka toksike. Të dyve na dukej ashtu, por kur je shumë bashkë, fillon dhe grindesh. Për të mos shkatërruar nervat, se dhe unë po kaloja një periudhë depresioni, se s’po bëja gjërat që doja. Ajo ndarje na bëri shumë mirë, për të gjetur ekuilibrin për të sfiduar veten.U mora vetëm me veten time, pija kafen vetëm, kisha nevojë për një periudhë reflektimi. Por asnjë mashkull nuk mund ta krahasoj me të,” tha Zhaku.

Lexo edhe :  “Të dashuruar nga gjimnazi”, kush janë personat që u aksidentuan në Berat

Pa.Va/Fjala

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV