Autor i disa vjedhjeve në banesa e dyqane, arrestohet ‘skifteri’ në Ksamil

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një i ri ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen për vjedhje. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet S. P., 18 vjeç, banues në Sarandë.

Ai ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, pasi nga hetimet dhe provat e siguruara dyshohet se është autor i disa vjedhjeve të ndodhura në Ksamil, Sarandë, konkretisht:

  • Më datë 04.06.2020 ka vjedhur disa produkte në dyqanin e një shtetasi;
  • Më datë 23.08.2020 ka vjedhur një shumë parash në banesën e një shtetasi;
  • Më datë 23.08.2020 ka vjedhur një shumë parash në banesën e një tjetër shtetasi;
  • Më datë 29.08.2020 ka vjedhur biçikletën e një shtetaseje;
  • Më datë 03.09.2020 ka vjedhur një aparat celular në një dhomë të marrë me qira nga një shtetas;
  • Më datë 26.09.2020 i ka vjedhur aparatin celular një shtetasi;
  • Më datë 14.10.2020 ka vjedhur një shumë parash në banesën e një shtetaseje;
  • Më datë 24.10.2020 ka tentuar të vjedhë në banesën e një shtetasi;
  • Më datë 25.10.2020 ka vjedhur një shumë parash në automjetin e një shtetasi;

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të këtij shtetasi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Berisha “përkthen” urdhrin e Rubios: Mua për vete më uruan amerikanët

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar urdhrin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për mos komentimin...

Zgjimi kulturor: “Miss Congeniality” më ndihmoi të shpëtoja jetën e shokut 

Një skenë nga filmi i vitit 2000 me Sandra Bullock më dha guximin të ndërhyja në një moment kritik – dhe përfundimisht më çoi...

Manjani për sherrin Lapaj-Shabani: Këta duan dy sisteme, një ta çash e një ta mbash…

Ylli Manjani ka komentuar debatin Lapaj-Shabani, për mandatin e deputetit të vetëm që fitoi koalicioni i tyre në 11 maj. Postimi i Manjanit “Të rinjtë” duan...

Rama kritikon universitetet: Vendi i kopjimeve, doktoratura të kota dhe të dhëna nul

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Raportin e Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë. Kreu i qeverisë u ndal te plagjiatura...

Rikthim në Superiore, Mirel Josa merr “frenat” e ekipit që i shpëtoi rënies nga kategoria

Mirel Josa rikthehet në Superiore pas më shumë se një viti.. Ai do të marrë drejtimin e skuadrës së Bylisit i cili shpëtoi rënies...

Lajme të tjera

Web TV