OFL u dërgon formularin 3 të dënuarve në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni Forca e Ligjit ka “zbarkuar” sot në Tiranë. OFL u ka dërguar formularin tre të dënuarve të akuzuar për vrasje dhe vjedhje me dhunë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

“Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

-F. L., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë;

-F. K., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër”;

-E. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë,” shkruhet në njoftimin e OFL-së.

Lexo edhe :  Ura e Milotit mbyllet përfundimisht! Rreziku nga shembja paralizon qarkullimin

l.m/Fjala.al

Të fundit

Sërish në Vlorë! 25-vjeçari plagoset me thikë pranë zemrës

Një 25-vjeçar, shtetasi M.Shaka, është plagosur me thikë ditën e sotme në Vlorë. I riu ka mbërritur në spital...

Real Madrid fiksohet pas 15-vjeçarit të Arsenalit, Perez “all in”

Real Madrid ka bërë deri tani 4 transferime të bujshme këtë verë, por përveç emrave të njohur, klubi madrilen nuk heq dorë nga strategjia...

Milan dhe Juventus, në garë për “dështakun” e sezonit

Sipas asaj që raporton “talkSport, Milan dhe Juventus kanë shtuar interesimin për Darwin Nunez. E ardhmja e sulmuesit uruguaian te Liverpool është në dyshim,...

Kryeministri francez: Marrëveshja e BE me Trump, ditë e errët për Evropën

Kryeministri francez François Bayrou thotë se Bashkimi Evropian ka kapitulluar para kërcënimeve të presidentit të SHBA-së Donald Trump për rritje të tarifave, duke e...

GJKKO kalon për gjykim dosjen ‘Revanshi’, të pandehur Shullazi, Avdyli e Duka!

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen ‘Revanshi’, ku të pandehur janë marrë Emiljano Shullazi, Astrit Avdyli, Leonard Duka e Gjergji Cukali. Përmes një...

Lajme të tjera

Web TV