Numri i lartë i viktimave/ Basha nuk ndryshon mendim: Numrat e fshehur janë më keq

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas numrit të lartë të viktimave të raportuara ditën e martë, duke u shprehur se numrat e fshehur nga qeveria sipas tij, janë shumë më keq.

Në një postim në facebook, Basha shkruan se qytetarët e Shqipërisë janë ata që po e paguajnë çmimin e papërballueshëm.

“U takova sot me një grup nga mjekët tanë të mrekullueshëm. Ata janë në vijën e parë të luftës me COVID. I përgëzova për përpjekjen e tyre për të shpëtuar jetë. Mjekët tanë përballen heroikisht në këtë betejë, edhe pse nuk marrin thuajse asnjë ndihmë nga qeveria.

Ata më përshkruan një realitet shumë shqetësues. Sot, një numër rekord vdekjesh janë regjistruar në Shqipëri që nga marsi. Fatkeqësisht, numrat e vërtet që fsheh Rama janë shumë më keq.

Shqipëria hyri në krizën e COVID në një situatë të vështirë, pas 7 vitesh përgjatë të cilave Rama e gjunjëzoi ekonominë dhe rrënoi sistemin tonë shëndetësor. Qytetarët e Shqipërisë janë ata që po e paguajnë çmimin e papërballueshëm. Shqipëria ka nevojë për një qeveri funksionale që punon për njerëzit dhe kujdeset për ta. Është në dorën tonë ta bëjmë realitet këtë.”, shkruan Basha.

Kujtojmë që në vendin tonë është shënuar një rekord prej 19 viktimash dhe 744 rastesh të reja pozitive. Kryedemokrati Basha ka shkëmbyer shpesh replika me mazhorancën dhe kryeministrin Rama. Ai pretendon se numri real i viktimave nuk raportohet nga qeveria, ndërkohë që kreu i qeverisë i ka konsideruar këto akuza antidemokratike dhe çnjerëzore.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Rama jep fjalën para socialistëve/ Brenda kësaj dekade jemi në BE

Partia Socialiste ka zhvilluar këtë të enjte festën e 34-vjetorit të krijimit të kësaj force politike. Kryeministri Edi Rama...

‘Zyshe shyqyr që të kemi’/ Rama batuta me senatorët e PS

Në festën e 34-vjetorit të themelimit të PS, kryesocialisti Edi Rama shkëmbeu batuta edhe me senatorët e PS, Arta Daden e Gramoz Ruçin. "Zyshe ty shyqyr që...

Klosi: Jemi shumë pranë integrimit në BE, faleminderit çdo socialisti që kontribuoi

Në 34-vjetorin e Partisë Socialiste fjalën hapëse e nisi sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi. Klosi falenderoi socialistët e diasporës dhe tha...

Fitorja historike/ Rama: Mandati përgjegjësi e jashtëzakonshme për integrimin në BE

Kryeministri Edi Rama, në një fjalim të mbajtur gjatë ceremonisë së 34-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste, vlerësoi fitoren e fundit të PS në...

Irani rrit tensionet/ Ndërhyrja e një pale të tretë s’do tolerohet!

Irani ka lëshuar një kërcënim të ri për çdo “palë të tretë” që mendon të përfshihet në konfliktin e tij me Izraelin, duke kërcënuar...

Lajme të tjera

Web TV