Soreca e Yuri Kim takojnë Vitore Tushën: Gjykatë Kushtetuese funksionale deri në fund të vitit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca dhe ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim janë takuar sot me kryetaren në detyrë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Vitore Tusha.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Soreca, i cili ka publikuar foto nga takimi në “Twitter” si dhe një mesazh. Soreca shkruan se Tusha i ka informuar për punën e KED për plotëismin e vendeve vakante në Kushtetuese.

Ai thekson se është thelbësore që Shqipëria të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale deri në fund të vitit dhe se funksionaliteti i saj është kusht për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin në BE në konferencën e parë ndërqeveritare.

Së bashku me ambasadoren e SHBA-ve në Shqipëri takova sot Vitore Tusha, Kryetarja në detyrë e Këshillit të Emërimeve në drejtësi. Ajo na informoi për punën e Këshillit për të plotësuar vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

KED do të mblidhet nesër dhe është thelbësore për të çuar përpara procesin, duke u mbështetur në opinionin e Komisionit të Venecias, në mënyrë që Shqipëria të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale deri në fund të vitit.

Sigurimi i funksionalitetit të saj të plotë është një kusht kryesor për të filluar bisedimet e pranimit në Konferencën e parë ndërqeveritare. BE vazhdon të mbështesë Shqipërinë për reformën në drejtësi dhe qëndron në krah të saj si një anëtare e ardhshme e BE”, shkruan ambasadori Soreca në “Twitter”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

BSH: 3,5 miliardë lekë pagesa elektronike në 6-mujorin e parë 2025

Banka e Shqipërisë bën të ditur se përdorimi i pagesave elektronike nga qytetarët dhe bizneset ka shënuar një rritje...

Gjermania kërkon ushtarë, spiunë dhe infermiere!

Gjermania po plaket dhe ka nevojë për ushtarë dhe spiunë të rinj për të garantuar dhe mbrojtur sigurinë e vendit, si dhe për infermierë...

Parashikimi i motit për sot, kthjellime e alternime vranësirash

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime...

4-vjeçarja shqiptare gjendet e mbytur në pishinën e një vile

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në ishullin Paksos nëGreqi,  ku një vajzë 4-vjeçare humbi jetën tragjikisht në një pishinë. Vogëlushja, vajzë e vetme...

Përmbyset autobusi me turistë në Nju Jork, dyshohet për disa të vdekur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në shtetin e Nju Jorkut, ku një autobus turistik me rreth 50 pasagjerë është përmbysur në autostradën...

Lajme të tjera

Web TV