FFK thotë se Shefki Kuqi dhe plot trajnerë tjerë po i vetëofrohen, pa i ftuar fare!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka lëshuar një komunikatë të çuditshme për shtyp, që ka të bëjë me emërimin e trajnerë të rinj të përfaqësueses së Nën-21-vjeçarëve të Kosovës dhe ekipeve tjera “zinxhir”. Në një kohë kur po priten ndryshime në ekipet e reja përfaqësuese, organizmi që qeveris futbollin në Kosovë thotë se janë 7-8 trajnerë që iu janë afruar në kërkim të postit të trajnerëve, proces ky që në fakt do të duhej të kryhej profesionalisht, me plane e projekte zhvillimore, mbi bazën e meritave profesionale të një trajneri.

Madje, FFK-ja pohon se edhe legjenda me karrierë të bujshme ndërkombëtare, Shefki Kuqi, i është vetëofruar për postin e trajnerit të përfaqësueses së Nën-21-vjeçarëve të Kosovës, post të cilin hëpërhë e mban Rafet Prekazi, të cilin duket se e pret largimi nga kjo detyrë. “Federata e Futbollit e Kosovës dëshiron të sqarojë opinionin lidhur me raportimet e fundit në media se Shefki Kuqi do të jetë trajneri i ri i përfaqësueses së Nën-21-vjeçarëve”, – shkruhet në komunikatën e lëshuar nga FFK-ja.

“Deri më tani, Komiteti Ekzekutiv ende nuk është mbledhur për të analizuar punën e ekipeve përfaqësuese “zinxhirë” dhe për të diskutuar rreth ndryshimeve eventuale, – vijon komunikata. – Fillimisht do të kërkohet raporti i punës nga menaxherët e ekipeve kombëtare dhe më pas do të ftohen për bisedë trajnerët e secilës grupmoshë. Sigurisht që aty ku vlerësohet se është e nevojshme të ketë ndryshime do të ndërmerren hapat e duhur.”

“Por, tani për tani nuk është zhvilluar asnjë takim me asnjë prej emrave që përmenden në media, – vijon organizmi që qeveris futbollin në Kosovë. – Është e vërtetë që Shefki Kuqi ka shprehur interesim për të dhënë kontributin e tij për futbollin e Kosovës, por krahas tij janë edhe 7-8 emra tjerë që po ashtu kanë shprehur interesim për të qenë pjesë e ekipeve përfaqësuese dhe Komiteti Ekzekutiv i FFK-së do të analizojë mirë çdo gjë para se të vendosë për hapat konkretë.”

Lexo edhe :  Tottenham ofron 50 mln euro për yllin Serie A, por... duhen 70 mln euro

 

Të fundit

Vlorës, flakët djegin zonën e mbrojtur! Helikopterë e zjarrfikëse në terren

Situata në Akërni të Vlorës vijon të paraqitet alarmante që prej ditës së djeshme ku një vatër zjarri shpërtheu...

KQZ shpall listën e deputetëve të zgjedhur sipas qarqeve

KQZ ka finalizuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit ndërsa në faqen zyrtare është publikuar edhe lista e deputetëve. Rezultatet pritet të...

Spartak Ngjela: Berisha vijon të mos i njohë zgjedhjet, edhe pse i ka humbur

Berisha vijon të mos i njohë zgjedhjet; edhe pse i ka humbur shumë thellë zgjedhjet e majit të këtij viti me Partinë Demokratike. Dhe Saliu...

Oferta e fundit e Liverpool për Isak vendos rekord!

Liverpool është padyshim "mbreti" i merkatos së kësaj vere, por klubi i kuq ende nuk e ka mbyllur merkaton pasi pret të bëjë edhe...

Mjeti lundrues pëson defekt në motorr, Policia u vjen në ndihmë turistëve

Policia Kufijtare i ka ardhur në ndihmë një grupi turistësh në Gjirin e Kakomesë, pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defect në motorr. Përmes një...

Lajme të tjera

Web TV