Rama flet nga Dubai, tregon arsyen e vizitës dhe marrëveshjen që ka firmosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka folur sot nga Abu Dabi dhe ka treguar arsyen pse ai udhëtoi drejtë Emirateve të Bashkuara Arabe pikërisht ditën që përkonte me 1 vjetorin e tërmetit të 26 nëntorit.

Rama gjatë fjalës së tij tha se “Rastësia e desh që sot të jem në Abu Dabi për të firmosur financimin e 2000 apartamenteve në Durrës. Princi në atë ditë të zymtë hapi derën e shtëpisë së tij dhe ofroi ndihmë. Ministri i rindërtimit ka punuar ngushtësisht me inxhinierët e vënë në dispozicion nga princi.

Qeveria shqiptare do të financojë infrastrukturën e lagjes në spitallë ndërsa financuesi i Khalifas do të realizojë banesat e spitallës dhe banesat e reja që do të ndërtohen në vend të pallateve të shembura në Durrës. Sot do të firmosim marrëveshjen mes dy qeverive”.

Rama ka folur për investimet në Durrës, teksa tha se pikërisht në këtë qytet do ndërtohet porti më i madh në Ballkan.

Kujtojmë se Emiratet e Bashkuara Arabe në Konferencën e Donatorëve në shkurt dhuruan për Shqipërinë 70 milionë euro për Rindërtimin./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Lajme të tjera

Web TV