Zbardhet vrasja e 46-vjeçarit Ridvan Hyseni në Shkodër, identifikohen autorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Identifikohen autorët e vrasjes së 46-vjeçarit Ridvan Hyseni të ndodhur në Shkodër paraditen e sotme.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për shkak se autorët ishin konfliktuar me djalin e Hysenit i cili ka ndërhyrë për të shuar sherrin por kjo ka rezultuar tragjike pasi është qëlluar për vdekje.

Policia njofton se janë kryer disa kontrolle banesash dhe ambientesh të ndryshme ku dyshohej se mund të fshiheshin autorët.

Zbardhet ngjarja e ndodhur mesditën e sotme në fshatin Mushan. Identifikohen autorët dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Strukturat hetimore të DVP Shkodër, të mbështetura nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë reagimit në kohë dhe kryerjes së veprimeve të shpejta, profesionale dhe hetimore, bënë të mundur që brenda një kohe të shkurtër të zbardhnin dhe dokumentonin ngjarjen e ndodhur rreth orës 11:20, në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti, ku u gjet i vrarë me armë zjarri brenda në makinë, shtetasi R. H., 46 vjeç, banues në fshatin Darragjat, Shkodër.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Autorët e dyshuar gjatë paradites ishin konfliktuar me djalin e shtetasit R. H. dhe më pas dyshohet se ky shtetas ka ndërhyrë për të sqaruar situatën dhe për pasojë ka mbetur i vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, të mbështetura nga FNSH dhe Focat Speciale Renela, nën drejtimin e prokurorit, kanë ushtruar disa kontrolle banesash dhe ambientesh të ndryshme ku dyshohej se mund të fshiheshin autorët.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të dyshuar, të cilëve, për arsye hetimore, për momentin nuk iu bëjmë me dije gjeneralitetet.

Gjithashtu, në bashkëpunim me DVP Lezhë vijojnë pikat e kontrollit në akset rrugore, me qëllim kontrollin e imtësisëshëm të personave të dyshuar, për të mos iu lënë mundësinë që të largohen më drejtim të qarqeve të tjera”, njofton policia.

Të fundit

SHBA, 35 tonë kokainë e sekuestruar gjatë dy muajve

Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara ka realizuar një nga goditjet më të mëdha kundër trafikut ndërkombëtar të drogës,...

Donatella Versace zhbën ndërhyrjet plastike në fytyrë

Donatella Versace i surprizoi të gjithë me postimin e saj më të fundit në Instagram me pamjen e saj të re. Stilistja prej vitesh është...

Trump: Shpresojmë që gjërat me Gazën të zgjidhen shumë shpejt

Presidenti Donald Trump po u përgjigjet aktualisht në Shtëpinë e Bardhë pyetjeve mbi luftën në Gaza. Sipas mediave të huaja, i pyetur se çfarë nënkuptonte...

Vlorës, flakët djegin zonën e mbrojtur! Helikopterë e zjarrfikëse në terren

Situata në Akërni të Vlorës vijon të paraqitet alarmante që prej ditës së djeshme ku një vatër zjarri shpërtheu në zonën e mbrojtur Pishë-Poros. Erërat...

Lapaj humbi mandatin, por ka zyrtarisht partinë e tretë më të madhe në vend

KQZ ka finalizuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit ndërsa në faqen zyrtare është publikuar edhe lista e deputetëve. Rezultatet pritet të...

Lajme të tjera

Web TV