Iraku përfshihet nga protestat kundër Amerikës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bagdadi është përfshirë nga protestat kundër pranisë së ushtrisë së SHBA-së në Irak. Këto protesta janë të organizuara nga një klerik shitt, Moqtada al-Sadr, i cili ka shprehur aleancë me Iranin.

Parlamenti i Irakut ka miratuar largimin e trupave të huaja në 5 Janar , vetëm dy ditë pasi Shtetet e Bashkuara vranë komandantin ushtarak të Iranit, Qasem Soleimani, me një sulm me dron pranë Bagdadit.

Donald Trump, dhe homologu i tij irakian, Barham Salih, u pajtuan gjatë një takimi në Davos të Zvicrës, më 22 janar, për nevojën e pranisë ushtarake të SHBA-së në Irak.

Protestat kanë qenë të përqendruara në dy lokacione, përkatësisht, në Sheshin Al-Hurriya, ndërsa tjetra pranë Universitetit të Bagdadit./Fjala.al

Të fundit

Zjarret na tregojnë ku çalojmë: mungesa në mjete, efektivë dhe infrastrukturë

Situata e zjarreve në vend, pavarësisht reagimit dhe angazhimit maksimal të punonjësve të zjarrfikësve, ka nxjerrë në pah në...

Nga Shkodra deri në Konispol, 7 viktima nga aksidentet në 20 ditë

Shtatë viktima nga aksidentet rrugore. Ky është bilanci tragjik i 20 ditëve të para të gushtit. Tre prej viktimave janë shënuar në Fier. Ky...

Dy vite në qeli për burrat që mungojnë në faljen e xhumasë

Shteti Terengganu në Malajzi ka miratuar një ligj të ri që parashikon ndëshkime të ashpra për burrat myslimanë që mungojnë në faljen e së...

Erdogan telefonon Putinin! Çfarë i tha presidenti turk?

Turqia mbështet përpjekjet për të vendosur një paqe të përhershme në Ukrainë, me pjesëmarrjen e të gjitha palëve. Kështu i tha Presidenti Rexhep Tayyip Erdogan...

Industria e prodhimit të armëve, PD kërkon hetime! “Kemi dyshime…”

Partia Demokratike denoncon me forcë një aferë të re dhe tepër të rëndë korruptive, e cila cenon drejtpërdrejt sigurinë kombëtare të vendit. Në maj...

Lajme të tjera

Web TV