Biden e pëson keq, thyen këmbën ndërsa luante me qenin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Momente frike për presidentin e zgjedhur amerikan, Joe Biden i cili theu këmbën ndërsa luante me qenin e tij dhe tashmë do të duhet të mbajë një protezë “për disa javë”. Kështu ka njoftuar mjeku i tij në një deklaratë të raportuar nga mediat amerikane.

Në një video të publikuar në Twitter nga mediat amerikane, shihet presidenti i zgjedhur amerikan që çalon pak teksa ecën.

Në kohën e dëmtimit, Biden po luante me Majorin, një qen i racës gjermane, i adoptuar nga familja e tij. Qeni tjetër i shtëpisë është Champ, edhe ky i racës gjermane.

Incidenti ndodhi ndërkohë që demokrati po kalonte fundjavën e festës së Ditës së Falënderimeve me familjen në Rehoboth Beach, Delaware, ku ata kanë një shtëpi pushimi.

Në një koment të shkurtër në Twitter, presidenti në detyrë, Donald Trump i ka shkruar: “Shërohu shpejt”.

Biden mbushi 78 vjeç në 20 nëntor dhe do të bëhet presidenti më i vjetër amerikan në histori. Gjatë fushatës elektorale situata e gjendjes së tij shëndetësore u përshkrua e përkryer në përputhje me detyrën e presidentit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV