Historike/ Joe Biden zgjedh ekipin vetëm me gra për komunikimin me median

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden dhe zëvendëspresidentja e zgjedhur, Kamala Harris kanë përzgjedhur shtatë gra për stafin e Shtëpisë së Bardhë që do të kenë për detyrë komunikimet median.

Ekipi do të drejtohet nga Kate Bedingfield, ish-zëvendës drejtoreshë e komunikimit gjatë fushatës së Biden.

Jen Psaki, e cila ishte drejtore komunikimi e Shtëpisë së Bardhë gjatë presidencës së Barack Obama, do të jetë sekretare shtypi dhe aktualisht është pjesë e ekipit të tranzicionit. Biden ka premtuar të ndërtojë një administratë të larmishme që pasqyron të gjitha pikëpamjet e vendit.

Dy ndihmësit kryesorë të shtypit për zëvendës-presidenten e zgjedhur, Kamala Harris do të jenë Symone Sanders dhe Ashley Etienne. Ndryshe nga pozicionet e kabinetit, zyra e shtypit nuk kërkon konfirmimin e Senatit.

Ekipi do të drejtohet nga Kate Bedingfield, ish-zëvendës drejtoreshë e komunikimit gjatë fushatës së Biden.

Pas fitores së tij në zgjedhje, Biden ka zbuluar edhe rolet kyçe në administratën e shtetit. Javën e kaluar, ai tha se zgjedhja e tij është “një ekip që pasqyron faktin se Amerika është kthyer” dhe do ta mbante vendit te sigurt.

Por, ndërkohë që bëhet gati të marrë drejtimin e shtëpisë së Bardhë, Biden pësoi fraktura në këmbë pasi rrëshqiti ndërsa luante me qenin e tij Major.

Gjatë ditës së sotme presidenti i zgjedhur do të marrë njoftimin e parë presidencial, një përmbledhje tepër sekrete ç’ka bëhet e mundur, pasi një javë më parë Trump ra dakord që të niste procesi i tranzicionit. E megjithatë pretendimet e Trump për manipulim zgjedhjesh vazhdojnë, edhe pse në Uisconsin dhe Pensilvani  ato u hodhën poshtë.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV