Refuzoi të mbante 1 minutë heshtje në nder të Maradonës, futbollistja kërcënohet për gjestin e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një futbolliste vendosi të protestonte gjatë minutës së heshtjes së mbajtur për legjendën argjentinas, Diego Armando Maradona, gjë që ka sjellë edhe kërcënime në drejtim të saj.

Paula Dapena e cila luan për ekipin spanjoll Viajes Interrias FF u ul në tokë dhe u përball në drejtimi të kundërt të 21 lojtarëve të tjerë për shkak të pikëpamjeve të saj të forta për fituesin e Kupës së Botës 1986.

“Shoqet e mija të skuadrës më panë dhe qeshën, sepse ato e dinin që unë nuk do ta bëja atë. Disa ditë më parë, në Ditën për Eliminimin e Dhunës Gjinore, këto gjeste nuk u bënë dhe nëse nuk u mbajt një minutë heshtje për viktimat, prandaj unë nuk jam e gatshme ta bëj atë për një abuzues.

Unë thashë se nuk pranova të mbaj minutën e heshtjes për një përdhunues, pedofil dhe abuzues dhe se duhej të ulesha në dysheme dhe të kthej shpinën. Për të qenë një lojtare duhet së pari të kesh vlera përtej aftësive si ato që ai kishte, të cilat ne i dimë se ishin cilësi spektakolare të futbollit,” deklaroi ajo.

Megjithatë kjo gjë ka bërë që ajo të marrë kërcënime të ndryshme në rrjetet sociale, pas këtij gjesti.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Apple ndalon mediat e krijuara nga inteligjenca artificiale

Apple ka pezulluar njoftimet e mediave të krijuara nga inteligjenca artificiale pas gabimeve të përsëritura. Kompania amerikane e teknologjisë Apple...

Zgjedhjet me stadarde janë detyrim

Nga President, Bajram Begaj Me fillimin e një viti të ri dhe rinisjen e punimeve të Kuvendit, uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi...

Toyota Yaris/ Kreu i SPAK “kërcënon” Berishën për prishje hetimi

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i SPAK, Altin Dumani janë përplasur në distancë. Nga dera e SPAK, aty ku ishte për hetimin e “Partizanit”,...

14 vite nga 21 Janari, Rama: Fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur!

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot 14 -vjetorin që nga ngjarja e 21 janarit 2011, ku humbën jetën kater protestues të pafajshëm. Në një postim...

Super të pasurit po pasurohen edhe më shumë

Në prag të Forumit Ekonomik Botëror në Davos,Oxfam njoftoi se vitin e kaluar numri i miliarderëve në botë është shtuar me 204 miliarderë të rinj. Oxfam...

Lajme të tjera

Web TV