34 amerikanë me probleme në tru pas pas goditjes me raketa iraniane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Premten zëdhënësi i Pentagonit, Jonathon Hoffman  është shprehur se rreth 34 anëtarë të shërbimit amerikan janë diagnostikuar me lëndime traumatike të trurit pas sulmit raketor iranian ndaj forcave amerikane në Irak në fillim të këtij muaji.

Presidenti Donald Trump u shpreh në fillim të kësaj jave se dëmtimet e mundshme të trurit nuk janë aq serioze sa plagët fizikë të luftës.  Trump më përpara ka komentuar se asnjë anëtar i shërbimit amerikan nuk është dëmtuar në sulmin e raketave iraniane të 8 janarit në bazën ajrore Al-Asad në Irak por raportet e fundit të trupave amerikane tregojnë se të dëmtuarit po trajtohen në lidhje me sulmet e marra.

Gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, Trumpit iu kërkua të shpjegojë mospërputhjen e deklaratës së tij ku është shprehur se nuk ka trupa të dëmtuar.

“Jo, kam dëgjuar që ata kanë dhimbje koke, por unë do të thoja, nuk është shumë serioze,” u përgjigj Trump gjatë një konference për shtyp./Fjala.al

Të fundit

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin...

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se...

Lajme të tjera

Web TV