Bie një tjetër stol, italiani Kolela jep dorëheqjen, Apolonia në kërkim të një trajneri të ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Apolonia në kërkim të një trajneri të ri pas tërheqjes së italianit, Çoçlli, përkohësisht në krye. Pas Armando Cungut, duket se sezoni i ri i Kategorisë Superiore ka bërë “kurban” një tjetër trajner.

Humbja 1-6 që ka pësuar në Laç përballë skuadrës vendase, në takimin e vlefshëm për javën e 5-të të Kategorisë Superiore, ka çuar në largimin e trajnerit të Apolonisë, Xhovani Kolela. Burime zyrtare të klubit fierak kanë pohuar për Fjala.al, se italiani ka pasur të të hënën me drejtuesit, ka paraqitur dorëheqjen dhe kjo e fundit është pranuar nga presidenca.

Drejtori Ekzekutiv, Olsi Bregu, ka konfirmuar, nëpërmjet linjës telefonike se dorëheqja e trajnerit është pranuar nga drejtuesit e klubit fierak, edhe pse presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima, ndodhet në Turqi, i shtruar në një spital ku po kurohet për pasojat e infektimit me “Covid-19”.

Bregu ka sqaruar për RTSH Sport se Kolela do të rikthehet në detyrën e drejtorit të Akademisë, ndërsa deri në emërimin e trajnerit të ri, Apoloninë do ta drejtojë Nikolin Çoçlli. Duket se drejtuesit e klubit fierak nuk duan të nxitohen në emërimin e pasardhësit të Kolelës.

Por duket e sigurtë tashmë se ai do të jetë një trajner shqiptar. Një emër që po përflitet në mjedisin fierak është ai i Artan Merxhushit, trajnerit që e riktheu skuadrën në Superiore pas 5 vitesh, por kryeqytetasi sapo ka marrë drejtimin e Besës së Kavajës dhe kthimi i tij në Fier duket i vështirë.

Pas 5 javësh kampionat, Apolonia ka marrë vetëm dy pikë nga 15 të mundshme, pas barazimeve ndaj Bylisit dhe Kastriotit, si dhe humbi kundër Vllaznisë, Partizanit e Laçit, çka çoi edhe në dorëheqjen e italianit Xhovani Kolela.

Lexo edhe :  "Nuk e besova Ronaldon, por kishte të drejtë". Vinicius zbulon këshillën që i dha CR7

l.m/Fjala.la

Të fundit

Ulsi Manja ka gati emrat e zyrtarëve në burgun e Drenovës

Telefoni që iu gjet Laert Haxhiut në qeli u “hëngri kokën” zyrtarëve të lartë të burgut të Drenovës. Një...

Mungon vetëm zyrtarizimi, Victor Gyokeres drejt transferimit tek gjiganti londinez

Arsenali është afër transferimit të Gyokeres nga Sportingu i Lisbonës. Sipas “The Athletic”, në fakt, klubi anglez ka arritur një marrëveshje të plotë me...

Persona të paidentifikuar bëjnë “copë e çikë” varrin në Sarandë

Një akt brutal është regjistruar ditën e sotme në fshatin Vrion në bashkinë Finiq, ku një varr është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar. Në...

6 korrik 1943 – Masakra e Borovës: Kujtesa për 107 të vrarët e të djegurit pa faj

Nga Leonard Veizi Në mesin e verës së një Europe që digjej nga flakët e Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria zinte vetëm një cep të...

National Geographic: Riviera Shqiptare është perfekte për një udhëtim me makinë

Duke zbritur përgjatë krahut jugperëndimor të vendit, nga qyteti i Vlorës në veri deri në fshatin Ksamil, Riviera shqiptare është shpallur si Maldivet e...

Lajme të tjera

Web TV