Basha: FMN konfirmon kërkesën tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të publikuar ditën e djeshme, në të cilin nënvizohej se Shqipëria ofroi ndihmën më të ulët për qytetarët dhe bizneset gjatë pandemisë.

Basha thekson se raporti konfirmon atë që ato i kanë kërkuar qeverisë Rama që të japë më shumë ndihmë financiare familjeve shqiptare

Kryedemokrati ndër të tjera në postimin e tij shkruan se qytetarët shqiptarë dhe Shqipëria meritojnë një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e vet.
Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi një raport kritik mbi situatën ekonomike në Shqipëri. Raporti konfirmon atë që ne i kemi kërkuar qeverisë Rama për muaj me radhë: të japë më shumë ndihmë financiare familjeve shqiptare.

Raporti thekson: “Paketat e mbështetjes COVID-19 të Shqipërisë janë më të vogla se mesatarja e atyre në tregjet në zhvillim dhe Ballkanin Perëndimor”. Shqipëria është ndër vendet që ofrojnë ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët!

Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Shqipëria meriton një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e vet”, shkruan Basha.

Të fundit

Mbase e meritojmë shkatërrimin!

Ben Andoni Shqipëria ishte një nga vendet më të angazhuara për nënshkrimin e Traktatit të Mjedisit në 2015. Asokohe, plot...

Kosova pajiset me autoblinda amerikane/ Ushtria do zhvillohet krah për krah me SHBA-në

Forca e Sigurisë së Kosovës është pajisur me autoblinda të reja amerikane, ceremonia e dorëzimit të së cilave është realizuar sot në Prishtinë. Kryeninistri në...

A ka marrë leje të posaçme Malltezi nga SPAK për të shoqëruar vjehrrin në Kosovë?

Prej dy ditësh, në rrjetet sociale kanë qarkulluar foto të ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë një vizite në Kosovë. Në të gjitha fotot e publikuara,...

RTK në prag të kolapsit financiar, qeveria aprovon kredi 2.5 mln € për pagat e punonjësve

Qeveria në detyrë e Kosovës njoftoi se ka miratuar në parim kërkesën e Radio Televizionit të Kosovës për kredi në vlerë prej mbi 2.5...

Clinton: Do e nominoj Trump për Çmimin Nobel, nëse e ndal luftën në Ukrainë

Në një deklaratë të papritur dhe të habitshme, Hillary Clinton tha se do ta mbështeste Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen – nëse...

Lajme të tjera

Web TV