Kritikat e shumta/ Flet autori i shtatores së Adem Jasharit: Jam berber, skulpturën e kam hobi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Alban Buxhovi, autor i bustit të komandantit legjendar Adem Jashari, ka deklaruar se është berber me profesion.

Ai ka folur për krijimin e shtatores së “Adem Jasharit” në një qendër tregtare në Prizren, e cila u largua për shkak të kritikave të shumta që mori.

Teksa foli në emisionin “Frontal” në T7, Buxhovi tha se shtatoren e ka punuar jashtë në oborr pasi nuk ka punishte, sepse krijimin e shtatoreve e ka hobi dhe jo profesion.

“I kam marrë për zemër kritikat unë dhe familja ime….Pasi u vendos aty erdhën komente negative, nuk e kam pritë kaq shumë me pas kritika, ka pas shumë vlerësime, por unë ju kam përkushtuar shumë përmendores së Adem Jasharit, kam punuar tre muaj me shumë përkushtim vetëm me realizuar shtatoren, kam punuar deri në 12:00 të natës, jashtë në oborr se s’kam punishte. E kam hobi, se unë me profesion jam frizer (berber)”, tha Buxhovi në T7.

Vepra e tij shkaktoi reagime të mëdha në rrjetet sociale duke e cilësuar jo shumë të realizuar këtë bust.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

9 gjëra që nuk duhet t’ia lini kurrë ChatGPT t’i bëjë për ju

Inteligjenca artificiale sigurisht që na e ka bërë jetën e përditshme më të lehtë, duke marrë përsipër detyra që i konsiderojmë të lodhshme ose...

Lajme të tjera

Web TV