Melania Trump zbulon dekorin e veçantë të këtij viti për Krishtlindje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ky është sezoni i festave në Shtëpinë e Bardhë. Të gjitha sallat u zbukuruan nga mbi 125 vullnetarë këtë fundjavë dhe u zbuluan dje, kur u shfaqën dekoret klasike të festave me temën e këtij viti “Amerika e Bukura”. Këto janë Krishtlindjet e fundit të Melania dhe Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Zbukurimet e këtij viti – që vijnë gjatë një pandemie globale – përfshijnë një homazh për punëtorët thelbësorë në Dhomën e Kuqe, një zyrë postare qeramike të ndriçuar dhe një pemë me zbukurime që nderojnë punëtorët e vijës së frontit; një kamion plehrash, shkencëtar, kujdestar, pallto laboratori dhe kapelë infermieresh.

Ne përshëndesim heronjtë e përditshëm të Amerikës që shërbejnë si reaguesit e parë dhe punëtorët e vijës së frontit. Ornamentet e bëra me dorë nxjerrin në pah shumë profesionistë dhe vullnetarë që u shërbejnë komuniteteve të tyre me një shpirt bujarie,” –është shprehur zyra e zonjës së parë, Melania Trump.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by First Lady Melania Trump (@flotus)

Zonja e parë dhe Presidenti Donald Trump pritet të marrin disa masa sigurie në vend si pasojë e festave dhe pushimeve, për të shmangur përkeqësimin e pandemisë.

Këtë vit, ka 106 kurora, 62 pemë, më shumë se 1,200 metra kurorë, më shumë se 3,200 drita, më shumë se 17,000 harqe dhe më shumë se 150 lloje gjethesh dhe lulesh, sipas zyrës së zonjës së parë.

Përveç nderimit të punëtorëve të vijës së frontit, ka edhe një pemë me temë Kennedy, në Vermeil Room, me zbukurime që paraqesin një portret ikonik të Presidentit John F. Kennedy dhe varka me vela. Pema qëndron pranë portretit të ish-zonjës së parë, Jacqueline Kennedy./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  Ina Kollçaku prezanton partnerin: Çifti i ri rrëmben vëmendjen në rrjete sociale (Foto)

Të fundit

U përplas me prokuroren/ Babai i Luis Meçes: Duan të mos zbardhet vrasja e Martinit

Ditën e sotme në gjykatë, babai i Luis Meçes u përplas me prokuroren e çështjes dhe ajo e përjashtoi...

Hapen zyrtarisht kapitujt e rinj/ Në Bruksel, Konferenca e Pestë Ndërqeveritare

Shqipëria është një hap më pranë Bashkimit Europian. Këtë të enjte në Bruksel, u mbajt Konferenca e Pestë Ndërqeveritare, ku u hapen negociatat për...

Dritan Hila: Nuk ka faj fituesi, por ata që ndjekin humbësin!

Në librin e tij “Era e revolucioneve”, Fareed Zakaria shkruan se ndërmjet shumë tezave të konservatorëve që kanë marrë revansh në ditët e sotme,...

Kriset xhami i dritares, avioni i linjës Tiranë-Oslo bën ulje emergjente në Kroaci

Një tjetër incident përfshiu kompaninë ajrore norvegjeze Norwegian të martën, kur fluturimi DY1935 në itinerarin Tiranë–Oslo u detyrua të devijojë drejt aeroportit të Splitit...

Berisha ‘nuk shkulet” nga PD/ Demokratët i kujtojnë nenin për dorëheqjen

Kandidati i Partisë Demokratike në listën e hapur në Shkodër, tedi Kopliku ka folur për zgjedhjet e 11 majit mbi zhvillimet e fundit brenda PD-së...

Lajme të tjera

Web TV