Ambasadorja e re franceze premton: Gjithçka që Shqipëria t’i bashkohet BE-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti Ambasadoren e re të Francës, znj. Elisabeth Barsacq, me rastin e fillimit të mandatit të saj në Shqipëri.

Pasi i shprehu urimet Ambasadores Basacq për detyrën e re, Kryetari i Kuvendit vuri në dukje marrëdhëniet shumë të mira politike me Francën, e cila është një partner strategjik i Shqipërisë.

Nënshkrimi i dokumentit të Partneritetit Strategjik në mars 2017, është një hap para në marrëdhëniet midis të dy vendeve.

Shqipëria është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Francës në procesin e reformës që synon integrimin e Shqipërisë në BE. Shqipëria e vlerëson dhe mbështetet në bashkëpunimin me Francën për të përmbushur standartet dhe detyrimet e procesit të integrimit dhe për të ndërtuar një vend europian, të denjë për familjen europiane.

Shqipëria i është mirënjohëse Francës për rolin e saj proaktiv në procesin e Berlinit, duke nxitur bashkëpunimin rajonal, sidomos për mbështetjen e zhvillimeve rinore. Bashkëpunimi ynë me Francën mbështetet në ndjenjat e hershme të respektit e miqësisë së popullit shqiptar për Francën, si vendi i lirive, dhe për popullin francez.”, vuri në dukje Ruçi.

Ambasadorja Elisabeth Barsacq, pasi e falenderoi Kryetarin e Kuvendit për vlerësimin e bashkëpunimit dypalësh dhe kontributin e Ambasadës së Francës në Tiranë, në mbështetje të këtij bashkëpunimi, vuri në dukje se “Franca do të bëjë ç’është e mundur që Shqipëria t’i bashkohet familjes europiane dhe Ambasada e Francës në Tiranë do të rrisë kontributin për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat.

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, dhe Ambasadorja e Francës, znj. Barsacq, biseduan edhe për bashkëpunimin parlamentar midis të dy vendeve, për ecurinë e reformave në Shqipëri, të reformës në drejtësi, reformës zgjedhore dhe ecurinë e procesit të integrimit europian, pas vendimit të Këshillit Europian për çeljen e negociatave./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Traktati i Antarktikut, marrëveshja e parë për kontrollin e armëve gjatë Luftës së Ftohtë

23 qershor 1961 Më 23 qershor 1961, në një nga momentet më simbolike të bashkëpunimit ndërkombëtar në një epokë të...

Kursi i këmbimit valutor, 23 qershor 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 84.5 lekë dhe do të shitet me 85.5 lekë. Euro do të...

Sot dita e pestë e rinumërimit të votave për Tiranën, janë hapur deri më tani 437 kuti

Mëngjesin e kësaj të hëne do të rinisë sërish procesi i rinumërimit të votave për partitë dhe kandidatët në qarkun e Tiranës. Kjo është...

Projekti i BE-së në Berat/ Rehabilitim i bregut të lumit Osum dhe Urës së Bilçës

Një projekt-investimi i madh i BE-së është përqendruar në Berat. Në qytetin e gurtë po ndërtohen ura të mirëfillta drejt së ardhmes turistike. Zyra e...

Sot sërish seancë plenare, tentativa e 36-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot, më 23 qershor në orën 11:00, për të tentuar për herë të 36-të konstituimin...

Lajme të tjera

Web TV