Merkel njofton zgjatjen e bllokimit deri më 10 janar në Gjermani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bllokimi i pjesshëm në Gjermani do të zgjatet deri në 10 janar, njoftoi së fundmi Kancelarja Angela Merkel. Kancelarja bëri të ditur vendimin pas përfundimit të telekonferencës me Kryeministrat e shteteve.

“Ne jemi ende shumë larg objektivit,” tha ajo, duke shtuar se miratimet e para të vaksinave nga BE priteshin në fund të dhjetorit.

“Në thelb, situata mbetet e njëjtë,” tha Merkel, duke vënë në dukje se nuk kishte asnjë mundësi lehtësimi të kufizimeve pasi shtoi se ” jemi ende shumë larg nga shënjestra e 50 rasteve për 100,000 banorë në një javë”.

Qeveria në Gjermani ka njoftuar tashmë një lehtësim të kufizuar të masave në lidhje me kontaktet sociale të qytetarëve, për periudhën nga 20 dhjetor deri në 2 janar. Sidoqoftë, restorantet, klubet e natës dhe palestrat do të qëndrojnë të mbyllura deri të paktën më 10 janar. Kancelarja tha se situata do të rivlerësohet më 4 janar.
l.m/Fjala.al

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV