Pamjet e frikshme nga Turqia, pas tërmetit pallatet përfshihen nga flakët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turqia është duke kaluar momente të vështira për shkak të tërmeteve të fuqishme që goditën vendin në pak minuta. Disa ndërtesa janë përfshirë nga flakët si pasojë e shpërthimit të tubacioneve të gazit, të cilat u dëmtuan nga tërmeti me magnitutë 6.5.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga flakët.

Ndërkohë, sa i përket lëkundjeve të tokës ato kanë qenë të forta në vazhdim me tërmete me magnitutë 5.4 dhe 5.1.

Ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu konfirmoi se deri më tani janë regjistruar 14 persona të vdekur si rezultat i shembjeve të godinave. Dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit Elazig, në juglindje të vendit, ndërsa thellësia ishte 10 km.

Tërmeti i parë i regjistruar rreth orës 19:00, që ishte edhe më i fuqishmi, u pasua nga dy pasgoditje të forta, përkatësisht 5.4 dhe 5.1.

10 ndërsa u shembën në qendër të qytetit Elazig, ndërkohë që mediat raportojnë për dëme të shumta edhe në fshatrat përreth.

500 mijë njerëz llogaritet se i kanë ndjerë të forta lëkundjet e tërmetit shkatërrimtar. Por lëkundjet janë ndjerë edhe në Siri, Irak, Liban, Izrael dhe Greqi.

Të fundit

Emma Tucker, kryeredaktorja e Wall Street Journal që e bëri Trumpin të dridhej?

Nga Monica Ricci Sargentini, Corriere della Sera Në krye të gazetës që nga viti 2022, ajo imponoi një modernizim që...

Paradoksi i reagimit opozitar kundër projekt Kodit të ri Penal

Nga Mero Baze Vitin e kaluar, kur shumica në pushtet propozoi ngritjen e Komisionit të posaçëm “anti-korrupsion”, i njohur si “Komisioni Xhafa”, gjithë kritikat e...

Tarifa e Trump për Shqipërinë? Eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë

Nga data 7 gusht, çdo produkt që prodhohet në vendin tonë dhe eksportohet drejt tregut amerikan do të paguajë taksë 10%. Vendimi i paralajmëruar...

3 gusht 1778 – Hapet Teatro alla Scala në Milano

Më 3 gusht 1778, në Milano, u hap për herë të parë Teatro alla Scala – i njohur shkurtimisht si La Scala – një...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Shqipëria do të përjetojë një tjetër ditë tipike vere më 3 gusht 2025, me qiell të kthjellët gjatë gjithë ditës dhe temperatura të larta...

Lajme të tjera

Web TV