Mimi Kodheli: Përse më zgjodhën zevendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga lajmet më të bukura të viteve të fundit në politikën shqiptare është që Mimi Kodheli është zgjedhur pak ditë më parë zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Po përse u bë kjo zgjedhje dhe përse pikërisht Mimi Kodhelin? Vetë zonja Kodheli i jep përgjigje kësaj pyetje gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU.

-A është ndonjë post i rëndësishëm ai që keni marrë si zëvendëspresidente e Asamblesë parlamentare të NATO-s?

-E para, radha midis strukturave në këto organizma nuk vjen ashtu, e dyta kjo është një detyrë shumë e rëndësishme, imagjinoni një asamble që ka në përbërjen e vet të gjitha vendet anëtare të Aleancës që nga SHBA deri tek Maqedonia e Veriut, ka struktura, ka objektiva, ka detyrime të rëndëishme, nxjerr rezoluta, këshillon Sekretarin e përgjithshëm, dhe gjithsë struktura e NATO që funksionon si një e tërë, dhe sigurisht është një nivel shumë i lartë përfaqësie dhe ne nuk na vjen rradha si Shqipëri, për shkak të rolit, valencës gjeo-politike që Shqipëria ka brenda aleancës si një vend i vogël le të thmi. Por rradha vjen kur ti në mënyrë të spikatur ngre probleme dhe në mënyrë të spikatur jep zgjidhje për këto probleme dhe për ѯka diskutohet në mbledhjet e rradhës të Asamblesë. Të vjen rradha, por rradha mund edhe të kapërcehet siç është kapërcyer në rastin tim besoj për shkak të një përfaqësimi të denjë të delegacionit. Nuk ka gjëra rastësore në të tilla struktura.

-Sa zëvendës presidentë jeni?

-Ne jemi 5 zv.presidentë, unë jam i pari në rradhë. Tjetra është nga Kanadaja, është një senatore nga Franca, është kryetarja e delegacionit grek dhe kryetari i delegacionit hungarez./Fjala.al/Ke.Ba 

 

Të fundit

Drejtori Ekzekutiv i Ligës Arabe “josh” Vinicius: “Kemi çfarë duhet për ta tërhequr atë”

Drejtori i ekzekutiv i Superligës së Arabisë Saudite, Omar Mugharbel ka folur për mundësinë që Vinicius Jr të bëjë...

Ngjarja në Astir/ Dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares. Djemve u shtohet një tjetër akuzë

Pesë personave të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Astir u është shtuar edhe një tjetër akuzë, ajo e prodhimit...

Tjetër kallëzim në SPAK për Berishën, avokati Beqiri çon dosjen në SPAK

Avokati Idajet Beqiri kallëzon Berishën në SPAK për tre vepra penale që ka kryer, sipas tij, duke falsifikuar datën e lindjes. Beqiri ka çuar në...

Amerika “qetëson” Serbinë: Sanksionet kundër Rusisë, jo ndaj jush

Shtetet e Bashkuara përpiqen të qetësojnë Serbinë, pas vendosjes së sanksioneve ndaj industrisë së naftës, “Nish”. Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard...

Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?

Nga Frrok Çupi Të thuash se e bën për t’i dhënë vetes gajrete epike, kjo edhe mund të merret si e mirëqenë.. Epike? Po ja, si...

Lajme të tjera

Web TV