Që prej anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, kjo aleancë ka vënë si një kusht kryesor që buxheti i ushtrisë tonë të jetë 2 për qind i buxhetit të shtetit. Por duhet thënë që edhe pse kanë kaluar 11 vjet nga anëtarësimi, ky kusht nuk është plotësuar. Por përse ka ndodhur kjo edhe në qeverinë e PD dhe nën qeverisjen e PS? Analizën e kësaj e bëri Mimi Kodheli gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU në cilësinë edhe të ish-ministres së Mbrojtjes. Sipas Kodhelit janë disa rrethana dhe arsye përse nuk është arritur ky kusht.
-2% është i vështirë për t’u mbërritur sidomos në kushtet e jashtëzakonshme në të cilat po jetojmë, tërmeti, pandemia e cila ka shkatërruar pothuajse çdo ekonomi të botës. Insistohet që të rritet ose të vazhdojë të rritet buxheti në raport me PBB i cili diskutohet sa herë që ka samite, sa herë që ka mbledhje të zakonshme ose vjetore të Asamblesë, dhe dyshoj që do ketë një rritje të zakonshme edhe në vitin në vazhdim sepse kuptoj që shumë para do shkojnë në sistemin shëndetësor, shumë do shkojnë për rindërtim, ndaj dhe do jetë e vështirë që të mbahet ky ritëm.
Duhet theksuar se ministrja aktuale e Mbrojtjes Olta Xhaçka para pak ditësh prezantoi në komisionin e Sigurisë që buxheti i vitit 2021 për mbrojtjen do jetë 1.5 për qind./Fjala.al/Ke.Ba