Mimi Kodheli: Gjykatësit e plepave që shkatërruan drejtësinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mimi Kodheli komentoi sot edhe faktin që vendi ka mbetur pa gjykatë Kushtetuese dhe gjykatë të Lartë pas nisjes së reformës në drejtësi. Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU deputetja e PS tha se nuk bëhet fjalë për faj,  por për një reformë të pamenduar kurrë më parë dhe që sipas  Kodhelit është në rrugë të mbarë.

 

-Gjatë këtyre tetë viteve në Shqipëri ka ndodhur reforma më e pamundur dhe më e pamenduar siç ishte reforma në drejtësi.

-Dhe në Shqipëri ka ndodhur ajo që s’kemi gjykata zonjë.

-Ne degjeneruam në këtë sistem sepse bëmë magjistratë, avokatë, gjykatës, prokurorë, me gjashtë muaj shkollë. Me shkollën e plepave. Me gjashtë muaj nuk bëhesh dot magjistrat. Nuk bëhesh dot gjykatës, nuk bëhesh dot prokuror. Në çfarëdo sistemi që të jesh dhe të shkosh, nuk bëhesh dot. Mësimi që i kemi dhënë të tjerëve është që ti po të bësh gjashtë muaj shkollë bëhesh me universitet. Pse duhet të bëjnë njerëzit shkollë kur me 6 muaj bëhen magjistratë. Ky është një mesazh i gabuar që i dhamë. U bënë të pasur pa shkollë, pa djersitur, pa qenë të talentuar, duke marrë një rrugë tjetër. Ky është mësimi më i keq që i kemi dhënë këto 30 vjet shoqërisë shqiptare./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Si të shmangni shtimin në peshë gjatë festave?

Festat e fundvitit janë sinonim i tryezave plot ushqime, pijeve të pafundme dhe ëmbëlsirave joshëse, por bashkë me këto...

Dalin analizat për mandarinat e importuara nga Shqipëria, ja rezultatet

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka pranuar sot rezultatet e analizave laboratorike për mostrat e dyshuara për mbetje të pesticideve mbi nivelin e...

Moti i keq në vend/ Mbeten pa energji elektrike Kukësi dhe Gramshi

Moti i keq në vend ka shkaktuar probleme me energjinë elektrike. Sipas informacioneve bashkia Kukës ka mbetur pa energji elektrike. Mendohet që të jenë stakuar...

Presidenti i zgjedhur Trump përsërit thirrjen për të blerë Groenlandën

Presidenti i zgjedhur ka përsëritur kërkesën që bëri gjatë mandatit të parë që Shtetet e Bashkuara të blejnë Groenlandën nga Danimarka. Kërkesa zgjeron listën...

Do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025! Kush është ‘Shkodra Elektronike’?

Kënga ‘Zjerm’ e kënduar nga ‘Shkodra Elektronike’ është shpallur fituese e edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në...

Lajme të tjera

Web TV