Burg për memet? U habita nga ky lajm/ Rama: Mua më pëlqen të argëtohem me to

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe një herë lajmit që bëri bujë ditën e sotme dhe që lidhet me dënimin me burg të atyre që prodhojnë dhe shpërndajnë meme në rrjetet sociale.

Sipas kryeministrit, një gjë e tillë është e pamundur të ndodhë ndërsa rrëfeu se është fan i tyre.

Jo, jo. Absolutisht! Siç ka ndodhur me ata që janë habitur apo mahnitur nga ky lajm. Edhe mua kur ma thanë, e para sepse është e pamundur, teorikisht dhe praktikisht ti ndalosh memet. Por e dyta sepse, unë jam një njeri që më pëlqen të argëtohem me memet dhe shijues i kahershëm i humorit dhe humorit vizual po themi.

Kam patur shumë dëshirë dhe e kam ende dëshirën që Bujar Kapexhiu të ekspozojë të gjitha karikaturat për mua në sallën e ekspozitave në kryeministri. Ai e di. Mbase e ka marrë si shaka, nuk e di por për të ardhur te pyetja juaja, e para nuk bëhet fjalë për një projekt.”, tha Rama.

Teksa Lela i lexoi atë çfarë përmban neni 238 në projektligjin në fjalë: 1. Publikimi në cdo formë, mënyrë apo mjet i një montazhi të realizuar me fjalët ose imazhin e një personi pa pëlqimin e tij, nëse kryhet për qëllime përfitimi material ose jo material, apo kur ka qëllim të dëmtojë reputacionin e një personi, kur materiali nuk shfaqet dukshëm që është një montazh ose nëse nuk përmendet shprehimisht se eshtë i tillë, përbën kundrvajtje penale dhe dënohet me burgim deri në 1 vit.

“Bëhet fjalë për një material të shkruar nga një grup pune, i cili po punon për Kodin e ri Penal dhe e dyta, edhe në atë material që nuk është akoma një projekt i Ministrisë së Drejtësisë dhe aq më tepër i qeverisë. Është nen i marrë që e kanë shumë Kode Penale të Europës. E ka Franca… Dhe sigurisht që nuk lidhet me memet”, sqaroi kryeministri.

Lexo edhe :  Zjarr i madh në Mallakastër, ndërhyrja e vështirë prej erës së fortë

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Analizë: Gaza nën flakët e diellit dhe urisë. Atje…ku edhe deti të “vret”

Opinion nga Noa Galili, përshtatur në shqip Në fillim të javës, temperaturat në Rripin e Gazës arritën në 37°C. Në...

Një odise e seksit dhe vdekjes. Kryevepra e Millet që elektrizoi artin modern

Nga Jonathan Jones Ishte Salvador Dalí ai që e ktheu një skenë të vogël dhe të përqendruar rurale me titull “Engjëlli i Zotit” (The...

Kryebashkiaku i Hasit: Nuk kemi luksin dhe as kapacitet për urdhrat e Ramës

I komentuar si kryebashkiaku që nuk po i bindet urdhrave verbalë të kryeministrit për të kërkuar dorëheqjet e vartësve, qytetari numër një i Hasit,...

“Unë nuk vizatoj gra”, Trump hedh poshtë letrën e “pistë” për abuzuesin Epstein

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili është vënë nën presion për çështjen Epstein, ka njoftuar se synon të publikojë disa dokumente ligjore që...

46% e të rriturve në Shqipëri kanë një llogari bankare, sa gjysma e mesatares globale

Vetëm 46 për qind e të rriturve në Shqipëri kanë një llogari bankare, sipas të dhënave më të fundit të vitit 2024 nga Banka...

Lajme të tjera

Web TV