E sulmuan se bëri shqiponjën/ Miss Serbia: Doja tu tregoja anën time më të mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Irina Jovanka, pjesëmarrëse e “Miss Freedom of the World”, konkurs i bukurisë që u zhvillua në Kosovë, tërhoqi vëmendjen e mediave më të mëdha botërore me gjestin që bëri.

Bukuroshja serbe bëri me duar simbolin e shqiponjës dy krenare gjatë sfilatës. Por nuk e la me aq, pasi edhe gjatë një interviste që realizoi bëri të njëjtën gjë.

Irina këtë të enjte ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, ku tregoi edhe arsyet se përse bëri atë veprim. Ajo tha se politika e ka vështirësuar marrëdhënien midis të dyja shteteve.

Ndërsa sa i përket çështjes Vuçiç, Irina tregoi se ai nuk ka reaguar në atë mënyrë ndaj saj, por megjithatë pranoi se diçka të vogël e ka pasur.

“Kjo është pyetja më e rëndësishme ishte një vendim që e bëra vetë, për të treguar respekt dhe shumë pak njerëz mund të ishin të frikësuar për marrëdhënieve shqiptare dhe serbe, doja tu tregoja anën time më të mirë. Nuk ishte ndonjë gjë e keqe, kishte mesazhe urrejtje në Facebook ose gazetat serbe, por kishte edhe mesazhe pozitive shumë njerëz e shikojnë se serbët janë njerëz normalë, nga Shqipëria Kosova, Zvicra nga e gjithë bota.

Herën e parë isha 17-vjeç kur shkova në Kosovë për fashion week dhe tashmë unë shkoj çdo vit sepse kam mikeshën time më të mirë që është nga Suhareka e shkojmë për pushime në Brezovicë. Po është pak politika që e vështirëson këtë marrëdhënie e krijon probleme por edhe njerëzit nuk dinë. Kur shkon në Beograd ka njerëz të mirë njësoj si unë. Në fillim me këtë çështjen e Vuçiç nuk është e saktë, sepse ishte thjesht një screenshot nga një person, por nuk është e vërtetë që Vuçiç tha diçka për mua, ndoshta mund të ketë thënë diçka, por diçka të vogël”, tha Irina.

Lexo edhe :  A jeni në listë? 4 shenjat e zodiakut që hanë më shumë kur janë të stresuar

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV