E rëndë/ Një shtetas i huaj ekzekuton shqiptarin në mes të Prishtinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shtetas kosovar është ekzekutuar me armë zjarri mesditën e sotme në Prishtinë.

Policia e Kosovës bën me dije se ngjarja ka ndodhur rrugën “Bashkim Fehmiu”, ndërsa autori i dyshuar dhe viktima kanë qenë brenda së njëjtës makinë kur ka ndodhur krimi.

Sipas policisë, viktima është qëlluar nga mbrapa.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Rreth orës 12:00 policia ka marrë informatën për rastin e ndodhur në rrugën, “Bashkim Fehmiu” në Prishtinë, dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se bëhet fjalë për vrasje dhe ngritur dyshimi se i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari nga mbrapa  ka shtënë me armë zjarri në viktimën, mashkull i cili për pasojë ka humbur jetën.

Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe specialist për hetimin e rasteve të vrasjeve si dhe njësitë e specializuara për ekzaminim të vend ngjarjes.

Në bashkëpunim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim me qëllim të sqarimit dhe ndriçimit të rrethanave dhe motiveve që kanë sjellë deri te ky rast tragjik.

Deri më tani policia ka arritur të identifikoj të dyshuarin e mundshëm që dyshohet të jetë shtetasi huaj i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Aktualisht policia ka intensifikuar veprimet e saj për të zbuluar vendndodhjen e tij të dyshuarit me qëllim kapjen e tij.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Curi “ndahet” me Lapajn: E kam mik, por nuk mbajti fjalën!

Analisti Arjan Curi, gjatë diskutimit këtë mbrëmje në studion e “Top Story”, tregoi se Adriatik Lapajn e ka mik,...

64 pas Krishtit – Zjarri i madh që dogji Romën, a e ndezi Neroni?

Më 18 korrik të vitit 64 pas Krishtit, në orët e vona të natës, një zjarr i përmasave katastrofike shpërtheu në qytetin e Romës,...

Horoskopi ditor, 18 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Mos harxhoni më shumë kohë duke sqaruar një çështje që është e dashur për ju. Vetëm atëherë mund të gjesh harmoninë në jetën...

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol i Ivanov në kohën shtesë...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Lajme të tjera

Web TV