Racizmi kronik i Dobrica Qosiqit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ahmet Selmani

Kohëve të fundit, i vetëquajturi babai i kombit serb, Dobrica Qosiq sërish është shfaqur në skenë me një libër të ri, që titullohet “Koha e gjarpërinjve” – shënime të shkrimtarit 1999-2000 (në origjinal “Vreme zmija” – piscevi zapisi 1999-2000), të botuar nga Sluzhbeni glasnik.

Sikundër që mund të shihet, libri është një lloj ditari politik për periudhën dramatike të ngjarjeve që e përshkuan Serbinë. Natyrisht, edhe kësaj radhe, ky shkrimtar serb, i dëshpëruar nga dështimet e njëpasnjëshme të pilitikës së Serbisë, sidomos të ideve të tij serbomëdha, që nga Memorandumi famëkeq i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, e deri te angazhimi i tij në institucionet më të larta shtetërore serbe në krye të ish Jugosllavisë, kur padroni i tij S. Millosheviqi e flaku si leckë, tani s’i ka mbetur asgjë tjetër, përveçse ta zbrazë mllefin e madh që ka ndaj shqiptarëve.

Shkaqet qëndrojnë në dëshpërimin e plotë për humbjen e popullit të tij në aventurat luftarake e sunduese gjatë shpartallimit të ish Jugosllavisë. Teksa e paraqet këtë periudhë tronditëse, në faqen 211 të librit të tij, duke bërë fjalë për shqiptarët, ai zbraz tundimin e keq dhe thotë mlleftas: “Kjo fundrrinë sociale, politike dhe morale e Ballkanit barbar, i mori si aleatë Amerikën dhe Bashkimin Evropian kundër popullit më demokratik, më të qytetëruar dhe më të kulturuar ballkanik – popullit serb”.

Në këtë mënyrë, duket qartazi se D. Qosiq edhe njëherë e ringjall urrejtjen e tij ndaj popullit shqiptar, duke dëshmuar se është një racist kronik, i pashërueshëm dhe i patejkalueshëm në pikëpamjet e tij të ulëta. Në vend që të mbledhë mendjen e të pendohet për të gjitha ato që ka bërë deri tani, ai po bëhet aq më primitiv, duke i fyer gjithë shqiptarët me një fjalor par excellence të urrejtjes. Pikërisht për shkak të ideve të mbrapshta dhe tejet iracionale, mendjemadhësisë së pashoqe, superiorietit artificial etj., që i kishte proklamuar gjithë jetën e tij, Serbia gjithnjë kishte pësuar deri në skajshmëri. Madje, po ashtu duhet theksuar edhe faktin se mu ky D. Qosiq, në disa vepra të tij të mëparshme pat thënë haptas “Gënjeshtra është formë e patriotizmit serb.

Lexo edhe :  Inteligjenca kroate: Ka rrezik tensionesh Kosovë-Serbi

Ne gënjejmë në mënyrë kreative”. Ose, në një rast tjetër, kur pat pohuar në mënyrë absolute “Virtyti kryesor i serbëve është gënjeshtra”. Në qoftë se është kështu, siç e pohon vetë ai, atëherë me çfarë të drejte popullin serb e quan “më demokratik, më të të qytetëruar dhe më të kultururar”, ndërsa shqiptarët “fundrrina sociale, politike dhe morale të Ballkanit barbar”? Mos vallë ai mendon se popullin gënjeshtar, siç e quan ai, do ta besojë bota demokratike dhe e qytetëruar? Mbase pikërisht kjo e ka bërë aq më zemërak D. Qosiqin, që askush në botë nuk i beson më gënjeshtrat e pacipa serbe.

Pa dyshim, në rastin e shpërbërjes së ish Jugosllavisë, serbët ishin gënjeshtarët, ndërsa shqiptarët ata që e thoshin të vërtetën. Megjithatë, bota demokratike me të drejtë u vu në mbrojtje të atyre që e mbronin të vërtetën dhe jo të atyre që e mbronin gënjeshtrën. Tani s’i mbetet asgjë tjetër D. Qosiqit, përveç që ta zbrazë edhe atë duf urrejtës që ende e ruan në vetvete, kuptohet derisa t’i mbyllë sytë njëherë e përgjithmonë. Atëherë i mbetet në duar vetë perëndisë të vendosë ku do ta shpjerë atë krijesë të çoroditur të nacionalizmit serb: në ferr apo në parajsë.

Por, përpara gjithë të tjerëve, këtë dënim duhet t’ia bëjnë vetë serbët. Natyrisht, në këtë aspekt bëjnë mirë që këtë akt e dënojnë Komiteti i Juristëve për të Drejtat e Njeriut dhe Këshilli i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, por kjo nuk do të jetë e mjaftueshme asnjëherë, ngaqë letërsia dhe kultura serbe është e mbushur me aq shumë helm racist, sa vështirë se do të shkulet ndonjëherë. Mbase D. Qosiqi është vetëm një metaforë e skëterrshme e këtij populli që prodhon figura iracionale të cilat marrin guximin ta shpallin veten superior, demokratik, të kulturuar, ndërsa të tjerëve t’u thonë “njerëz me bishta”, “popull primitiv”, “fundrrina sociale” etj.

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV