Po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 43-vjeçari në Gjirokastër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 43-vjeçar në Gjirokastër është vënë në prangat e policisë pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Në flagrancë është arrestuar E. T., i cili u kap në afërsi të fshatit Glinë, duke transportuar 6 emigrantë, në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Mercedez Benz”.

Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Muzgu 6”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. T., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se përgjatë aksit rrugor Kakavijë-Gjirokastër do të transportoheshin emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit E. T., i cili u kap në afërsi të fshatit Glinë, duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Mercedez Benz”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Primaret në PD, Çupi: Mashtrim i Berishës, mbulesë false!

Analisti Frrok Çupi thotë se primaret e Partisë Demokratike, janë një mashtrim i Sali Berishës. Çupi u shpreh se primaret...

Rritet çmimi i kafes në lokale, ja kur pritet të nisë

Shqipëria shumë shpejt pritet të dorëzohet para çmimeve ende të pranueshme të kafesë në bare, pasi importet e këtij produkti po bëhen gjithnjë e...

Babai i Elon Musk kritikon publikisht të birin: Nuk ishte një baba i mirë

Errol Musk, babai i Elon Musk, ka kritikuar ashpër të birin dhe aftësitë e tij prindërore gjatë një intervistë në podcastin “Wide Awake”. Ai...

Pritjes i vjen fundi, prezantohen 10 skuderitë në prag të nisjes së sezonit të Formula 1

Kampionati i Formula 1 është në prag, ndërsa e marta ishte dita e ngrohjes së motorëve për të 10 skuaderitë që do të garojnë...

Çarja e digës së HEC Sasaj, KLSH: Institucionet përgjegjëse asnjë kontroll ndër vite

Çarja e digës së hidrocentralit të Sasajt në Bunec, ka ardhur si pasojë e mungesës së kontrolleve nga institucionet përgjegjëse. Në këtë përfundim ka...

Lajme të tjera

Web TV