Presidenti i FSHF-së, Duka: Vendi i 3-të, objektivi ynë real në Eliminatoret e Botërorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i FSHF-së flet pas hedhjes së shortit të Eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”. Ndryshe nga trajneri i Kombëtares, Edoardo, i cili ka reaguar për shortin e Eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022” nëpërmjet një videokonference për gazetarët sportivë shqiptarë, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka zgjedhur rrjetet sociale për të dhënë mendimin e tij për grupin e kuqezinjve.

Grupi I i Botërorit, është një grup i vështirë”, – shkruan kreu i organizmit që qeveris futbollin në vend në një postim të shkurtër. “Anglia, Polonia, Hungaria, Andorra dhe San Marino do të jenë skuadrat tona kundërshtare, – ka vijuar ai. – Do të ishte e bukur një fitore në “Uembli”. Tek të tjerat duhet të bëjmë maksimumin. Na duhet që të sfidojmë Poloninë dhe Hungarinë brenda dhe jashtë.”

Të mos bëjmë asnjë hap fals me Andorrën dhe San Marinon”, – ka shtuar ai. – Ashtu si trajneri kuqezi, edhe Duka e ka një synim konkret në këtë grup. “Objektivi real është vendi i tretë, – ka pohuar presidenti i FSHF-së. – Por hap pas hapi s’duhet të mos mendojmë play-off-in. Gjithmonë me objektivin për të patur një skuadër, që synon kualifikimin në Euro 2024.

Shqipëria ka njohur të hënën në mbrëmje kundërshtaret e saj në Eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”, dhe ndeshjet do të luhen përgjatë vitit të ardhshëm./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV