Rihapet dosja/ Kush është biznesmeni Vajdin Lamaj dhe si ndodhi ekzekutimi me tritol në ashensor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njoftimi i sotëm i SPAK që i faturon Emiljano Shullazit dhe Lulzim Berishës vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamaj, rikthen në vëmendje ngjarjen e rëndë që tronditi Tiranën më 27 shkurt 2005.

Si ndodhi ekzekutimi

Si pasojë e shpërthimit të telekomanduar të ashensorit të pallatit të tij, mbeti i vrarë Vajdin Lamaj dhe miku i tij i fëmijërisë Dritan Arsi. Eksplozivi ishte vënë në ashensorin e pallatit, ku ndodhet edhe pasticeri “Venecia” dhe ku kishte shtëpinë Lamaj, prapa stadiumit “Qemal Stafa” sot “Air Albania Stadium”. Fill pas atentatit, policia deklaroi se Lamaj ishte ndjekur ditën e atentatit nga tre persona, emrat e të cilëve ende nuk u bënë të ditur. Sapo Lamaj dhe Arsi janë ngjitur në ashensor, ndërmjet katit të pestë dhe katit të gjashtë ka ndodhur shpërthimi i lëndës eksplozive, duke i lënë të dy personat të vdekur në vend. Sasia e eksplozivit ka qenë e madhe dhe bëhej fjalë për një eksploziv të cilësisë së lartë. Dy viktimat do të ngjiteshin në katin e tetë, ku kishte shtëpinë Lame. Ashensori në momentin e shpërthimit ka qenë në ngjitje dhe mendohet që shpërthimi të jetë realizuar me telekomandim nga distanca. Gjatë shpërthimit është shkatërruar totalisht ashensori, por nuk është dëmtuar asnjë nga katet e pallatit.

Kush ishte Vajdin Lamaj

Lamaj ishte një biznesmen i njohur në kryeqytet asokohe, kur mbante edhe postin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Boksit, si dhe zv.President i Top Albania Radios, një media e themeluar nga i ndjeri Dritan Hoxha. Lamaj përpara se të ekzekutohej i kishte shpëtuar një tjetër atentati me armë para disa muajsh në qendër të Tiranës, ku mbetën të plagosur lehtë dy persona. Konkretisht ai i shpëtoi plumbave në 15 tetor të vitit 2004 teksa po dilte nga një emision televiziv në Tv “Arbëria”.

Lexo edhe :  Nusja ‘shqep’ në dru vjehrrën dhe arratiset/ Policia e shpall në kërkim 24-vjeçaren

15 vjet hetime

Pas ngjarjes së rëndë u shoqëruan në polici disa persona, të cilët u morën në pyetje nga grupi hetimor. Ndër ta ka pasur edhe banorë të pallatit, që kanë qenë të pranishëm në momentin e shpërthimit të eksplozivit. Por pavarësisht zgjatjes në kohë të këtyre hetimeve për më shumë se 15 vjet, asnjëherë nuk u tha zyrtarisht se kush ishin ekzekutorët e biznesmenit të njohur. Sot Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka deklaruar se për vrasjen e Vajdin Lamajt ka pasur një bashkëpunim mes dy grupeve kriminale të drejtuar nga Emiljano Shullazi dhe Lulzim Berisha.  Bashkë me ta të implikuar janë dhe shtetasit P. Dervishaj, I.Taulla, L.Reci dhe V.Ymeri (Imeraj). Ndaj Emiljano Shullazit dhe V.Ymerit (Imerajt)  gjykata ka caktuar masën e sigurimit “arrest me burg”për veprat penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose me shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4, 333/a të Kodit Penal në dëm të shtetasve V. Lamaj dhe A. Arsi”

Lul Berisha shpallet në kërkim ndërkombëtar

Lulzim Berisha dhe kunati i tij, Plarent Derviashaj janë shpallur në kërkim ndërkombëtar. “Për shtetasit L. Berisha dhe P. Dervishaj është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar dhe po punohet ngushtësisht me autoritetet e huaja për lokalizimin dhe kapjen e tyre”, thuhet në njoftimin e SPAK. Berisha rifitoi lirinë tre vite me parë pasi Bashkia Durrës e drejtuar asokohe doli garant për rehabilitimin e tij duke e punësuar./Re.D/Fjala.al

Të fundit

“Ishte si mall kinez”/ Paratë për LaCivita të shkuara dëm, nuk ndodhi asgjë.!

Analisti Martin Leka e komentoi angazhimin e LaCivita në fushatën e demokratëve si para e shkuar dëm. “Gjetja e opozitës,...

Zgjedhjet e 11 majit/ Noka: Nga administrata deri tek SHISH u shndërruan në patronazhistë

I ftuar në emisionin “Log.”, Sekretari i Përgjithshëm i PD, deputeti Flamur Noka, ka akuzuar qeverinë për shkelje flagrante të standardeve demokratike gjatë zgjedhjeve...

VIDEO/ Panik në ajër, pasagjeri i dehur godet stjuardesën, bërtet se avioni do rrëzohet

Një pasagjer i dehur në një fluturim nga Spanja për në Mbretërinë e Bashkuar shkaktoi trazira kur sulmoi një stjuardesë dhe bërtiti se avioni do të rrëzohej, ndërsa refuzoi...

Ilir Meta: Tedi Blushi do ta tundë Kuvendin, do jetë mëkëmbësi im aty

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur nga qelia lidhur me zgjedhjet e 11 majit, ku ai garoi në listën e hapur...

Ursula von der Leyen nderohet me Çmimin “Karl i Madh”, thirrje për një Evropë të bashkuar

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është nderuar me Çmimin Ndërkombëtar të Karlit të Madh në qytetin historik të Aachenit në Gjermani,...

Lajme të tjera

Web TV