Skema e vrasjeve/ Dëshmia e të penduarit: Lul Berisha më kërkoi të vras Klodian Saliun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhet dëshmia e të penduarit të drejtësisë Luftar Reçi, i cili ka treguar se si Lulzim Berisha i kërkoi të vriste Klodian Saliun. Po ashtu ai ka rrëfyer se si Lul Berisha dhe Indrit Taullai, bënë planin për ekzekutimin me tritol në ashensorin e banesës së tij, të biznesmenit Vajdin Lamaj.

Në dëshminë e tij, Reçi ka treguar takimin që ka bërë me Lul Berishën në kazinonë e tij në stacionin e Trenit në Tiranë, në të cilin ky i fundit i ka ofruar një marrëveshje sipas së cilës i penduari duhej të vriste shtetasin Klodian Saliu që në këmbim Berisha t’i vriste hasmin atij.

“Në fillim të shkurtit kam takuar në Tiranë Lul Berishën. Takimi u realizua ne vendin e quajtur stacioni i Trenit në Tiranë, vend ku unë kisha nje kazino timen. Gjatë takimit, Luli më ofroi një marrëveshje sipas së cilës unë duhej të vrisja shtetasin Klodian Saliu dhe ai në këmbim do të vriste hasmin tim. Ata më thanë se Klodian Saliu e kishte kundërshtuar dhe kishin frikë se mos i vriste”, – ka thënë Luftar Reçi.

Një tjetër pikë e fortë në këtë dëshmi, është kur tregon se si Lul Berisha i ka kërkuar Luftar Reçit, në shkurt të vitit 2005, që t’i gjejë kallëpe tritoli për vrasjen e Vajdin Lamajt, në ashensor në banesën e tij.

Bombën siç tregon ai, e ka përgatitur bashkë me Indrit Taullaun, i cili i ka thënë se bomba duhej për të shpërthyer një makinë.

“Kam pasur lidhje shoqërore ne Lul Berishën, Indrit Taullaun e Lentin (Plarent Dervishi). Berishën e kam njohur në vitin 1994, ndërsa Plarent Dervishin dhe Indrit Taullaun i kam njohur vonë, sepse ishte njohje dhe miqësi e ngushtë e Lulëzim Berishës. Kujtoj se ka qenë muaji shkurti vitit 2005, besoj nga mesi i muajit, më ka telefonuar nga numri i tij celular te numri im celular shtetasi Lulzim Berisha, – rrëfen i penduari i drejtësisë. – Luli më tha, më gjej mua nga ato të “nëntat” (që ishin kallëpe tritoli), ku bëhej fjalë për një atentat të përgatitur nga unë për hasmit e mi në Dibër, atentat i parealizuar nga unë, për arsye se hasmi im mbante me vete fëmijët e tij dhe unë nuk lejova shpërthimin, sepse nuk doja të vrsija fëmijët. Luli ishte në dijeni të kësaj ngjarje, se më kishte treguar vetë dhe kishte mësuar nga unë se J… më kishte përgatitur minat për ngjarjen e Dibrës dhe për këtë arsye më kërkoi një minë për veten e tij. Për të përgatitur minat me telekomandë, më ka ndihmuar nipi im që quhet.,.. i cili është vrarë në vitin 2002″, shton ai në dëshminë e tij, sipas “Shqiptarja.com“.

Lexo edhe :  Trafik armësh nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar?

Bombën me të cilën është kryer vrasja e Vajdin Lamajt, Reçi thotë se ia ka dorëzuar Emiljano Shullazit. Pasi ka marrë vesh nga mediat se u vra Vajdin Lame me shpërthim, ka telefonuar Lul Berishën, i cili i ka thënë se ishte në Turqi dhe kjo ishte punë Indritit.

Prandaj hetimi për këto vrasje është bashkuar në një dosje të vetme, sepse Lul Berisha dhe Emiljano Shullazi dhe bandat e tyre, akuzohen se kanë bashkëpunuar për vrasjen Vajdin Lamajt dhe Artan Arsit në ashensor në banesën e tij.

“Bombën me telekomandë që përgatitëm ia dorëzuam Emiljano Shullazit”, ka shtuar ai më tej, duke treguar kështu dhe bashkëpunimin mes Berishës dhe Shullazit në vrasjen e Vajdin Lamajt.

Ndërkaq, Reçi ka treguar se Viktor Ymeri, i cili është një tjetër i arrestuar, i ka thënë se për vrasjen e Vajdin Lamajt e ka gjetur ai njeriun nga burgu dhe jo banda e Emiljano Shullazit.

“Viktori më tha se edhe kur u vra Vajdini, unë nga burgu i gjeta njeriun që e mbaroi punën e vrasjes së Vajdinit, se ata nuk ia kanë haberin dhe dinë vetëm me u hap b***ësh (për bandën e SHullazit)”, – vijon ai.

Hetimet për këto dy ngjarje ishin pezulluar për moszbulim të autorëve, por më pas, pas dëshmisë së të penduarit Luftar Reçi, është bërë e mundur zbardhja e vrasjes së Klodjan Saliut dhe Vajdin Lamajt, ku vdiq dhe miku i tij, Artan Arsi.

SPAK ka rihapur hetimet dhe ka vendosur bashkimin e tyre në një procedim të vetëm. Ndërkohë Lul Berisha akuzohet gjithashtu dhe për vrasjen e Klodjan Saliut dhe Osman Trumas. Ngjarjet e rënda kanë ndodhur në datat 26 shkurt dhe 27 shkurt të vitit 2005, pa kaluar as 24 orë.

Lul Berisha dhe Plarent Dervishaj (kunati i Berishës), aktualisht janë shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa Indrit Taullau, Luftar Reçi (i penduar), Viktor Ymeri dhe Emiljano Shullazi janë arrestuar./Shqiptarja.com/ 

Të fundit

Transferimi i bujshëm tek Arsenali, Gyokeres thyen rekordin e fanellave të shitura

Fanella e Gyokeres thyen rekordin e shitjes pak ditë pas transferimit të tij tek Arsenali. Sulmuesi suedez e bëri...

INSTAT përgatitet për Censin e Bujqësisë, procesi do të kushtojë 891 milionë lekë

Pas përmbylljes së Censit të Popullsisë dhe Banesave në vitin 2023, Instituti i Statistikave po përgatitet për Censin e Bujqësisë. Projektligji është nxjerrë për...

Rama: Së shpejti konsultimi për Projekt-Rregulloren Kombëtare të Hapësirës Publike

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se Elbasani është në rrugën e transformimit urban dhe po “rimerr frymë”, teksa publikon fotot nga lirimi i...

“Kodi i ri Penal, futet në krevatin bashkëshortor!/ I vendos prangat Don Zhuanëve

Nga Florian Bonjaku* (Ish-Prokuror) Të merremi vesh që në fillim: Drafti i ri i Kodit Penal në Shqipëri ka ambicie të mëdha – harmonizim me standardet...

Aeroplani 100 mln dollarë i Marinës Amerikane rrëzohet në Kaliforni (Video)

Një avion luftarak amerikan F-35C u rrëzua të mërkurën pranë Stacionit Ajror Detar Lemoore në Kaliforni, rreth orës 18:30, sipas një deklarate të Marinës. Piloti...

Lajme të tjera

Web TV