Kosova dhe Serbia sot takohen në Bruksel

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme në Bruksel mbahet një takim në mes të shefave të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut, të cilin e ndërmjetëson Bashkimi Evropian.

Zyrtarë nga Bashkimi Evropian nuk kanë dhënë hollësi rreth këtij takimi, duke u arsyetuar se është në nivel të ekspertëve dhe se BE-ja në raste të tilla nuk jep hollësi.

Por, ajo që është konfirmuar nga Bashkimi Evropian është se temë e takimit të sotëm do të jenë çështjet e lidhura me pretendimet financiare dhe pronësore që palët kanë ndaj njëra-tjetrës.

Së pari delegacionet do të kenë takime bilaterale me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialog Miroslav Lajçak e më pas do të kenë takimin e përbashkët.

Kjo formë është bërë tashmë e zakonshme në raundet e dialogut në Bruksel.

Takimi i 10 dhjetorit vjen pas një pauze gjatë së cilës nuk ka pasur takime, për shkak të pandemisë nsë shkaktuar nga Covid-19. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të BE-së ka nisur më 2011 në Bruksel.

Të fundit

Kombëtarja fluturon drejt Rigës, kërkohet fitorja ndaj Letonisë

Mbrëmjen e djeshme, Kombëtarja shqiptare u ndal në një barazim pa gola kundër Serbisë në “Air Albania”. Megjithatë, djemtë...

Pse po kërkohet rikthimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale?

Që nga viti 2021, kur Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e Kosovës u shkri në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, dhjetëra organizata...

Mbi 600 të arrestuar! Policia raporton përmbledhjen mujore të majit

Policia e Shtetit ka publikuar ditën e sotme përmbledhjen e veprimtarisë së saj në muajin maj, një muaj i ngjeshur me ngjarje të rëndësishme...

Jo pulëbardhat e zhurmshme që vjedhin ushqim, është njeriu ai që dëmton

Sophie Pavelle Shpend grabitqarë, gjemba dhe pajisje me tinguj largues janë disa nga masat që përdoren për t’i trembur këto zogj. Ndoshta duhet të provojmë...

Miguel Ángel Asturias, zëri magjik i Amerikës Latine

Më 9 qershor 1974 vdiq në Madrid shkrimtari dhe diplomati Miguel Ángel Asturias, një prej figurave më të shquara të letërsisë hispanoamerikane të shekullit...

Lajme të tjera

Web TV