Braçe publikon pamjet nga selia e shkatërruar e PS: Basha do mbajë përgjegjësi për çdo krim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv.kryeministri Erion Braçe në një postim në instagram ka publikuar pamjet nga shkatërrimi i selisë së PS-së.

Sipas Braçes, sulmi prej dy ditësh ka për autor kryedemokratin Lulzim Basha dhe ish-kryeministrin, Sali Berisha.

“Barre te madhe ke marre mbi supe Lulzi, barre shume te madhe! Dhe se di si do e mbash kete turp; Ke mbi kurriz nje krim te perbindshem, me kater te pafajshem te pushkatuar, nuk ke kurriz ti te mbash dhe me!” shkruan Braçe.

Postimi i plotë:

“KJO ESHTE SELIA E PS,

PAS SULMIT TE DHUNSHEM TE LLUMIT TE SALI BERISHES E LULZI BASHES!

Kurre, kurre ne 30 vite PS nuk ka sulmuar

seline e ndonje partie! Kurre!

Nje kriminel si Sali Berisha,

nga 1991 e deri ne 1996,

ka sulmuar e dhunuar socialiste te zakonshem

brenda ne selite e PS ne rrethe!

Por ne Tirane nuk ka guxuar kurre!

As ne 1996 kur vodhi zgjedhjet e masakroi socialistet,

i izoloi brenda rrethimit e se kaloi kurre ate;

As ne 1997 kur kontrollonte vetem Tiranen

me horrat paramilitare te tij;

As ne 1998 kur i dha nje grusht kriminal shtetit;

Me pas jo e jo!

E beri sot ai dhe Lulzi Basha!

Barre te madhe ke marre mbi supe Lulzi,

barre shume te madhe!

Dhe se di si do e mbash kete turp;

Ke mbi kurriz nje krim te perbindshem

me kater te pafajshem te pushkatuar,

nuk ke kurriz ti te mbash dhe me!

Mbi te gjitha;

Do kesh mbi kurriz cdo krim qe i ben prej dy ditesh Tiranes, qytetit e qytetareve qe urren pse kurre nuk te mbeshteten!”, shkruan Braçe.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV