Nuk e fiton dot betejën me koronavirusin, shuhet në moshën 88-vjeçare Oto Bariç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-trajneri i Kombëtares kuqezi nuk e fiton dot betejën me virusin korona. Ish-trajneri i Kombëtares kuqezi, Oto Bariç, është ndarë të dielën nga jeta në moshën 88-vjeçare.

Sipas asaj që raportojnë mediat kroate, por edhe ato austriake, Bariçi nuk ka mundur dot t’i mbijetojë një infeksioni të rëndë me virusin korona dhe ndërroi jetë në kryeqytetin kroat, në Zagreb.

Njeriu që u lind në Eisenkapel, pranë Klagenfurtit, e kaloi jetën e tij midis Austrisë dhe Kroacisë dhe pati një karrierë të pasur si trajner, duke nisur nga 1964-ra, me Lokomotivën e Zagrebit, e deri në 2007-ën, kur ai largua nga stoli kuqezi.

Në fakt, Oto Bariçi kishte drejtuar Austrinë në edicionin 1999-2001, dhe Kroacinë në atë 2002-2004, përpara se të merrte drejtimin e Shqipërisë në edicionin 2006-2007.

Ai zëvendësoi në këtë detyrë në qershor të 2006-ës Hans-Peter Brigelin, dhe nga 16 gushti i atij viti e deri më 21 nëntor të 2007-ës, ai e udhëhoqi Kombëtares në 15 ndeshje, miqësore dhe zyrtare dhe miqësore, duke korrur 4 fitore, duke marrë 5 barazime dhe duke pësuar 6 humbje.

Bariçi debutoi në stolin kuqezi me një barazim 2-2 në Bjellorusi më 2 shtator 2006, duke vijuar të mundur 0-2 në shtëpi përballë Rumanisë, por më pas mori barazime Bullgarinë dhe Slloveninë dhe dy fitore me Luksemburgun.

Shqipëria e tij u mund në mënyrë kontradiktore në shtëpi përballë Holandës. Por fushata eliminatore e Euro 2008-ës u mbyll keq për kuqezinjtë e Oto Bariçit, që u mundën 2-4 në shtëpi me Bjellorusinë dhe 1-6 me 1-6 në Rumani, çka çoi në shkarkimin e tij.

l.m/Fjala.al

Të fundit

I derdhi aksidentalisht pijen një burri, gruaja grushtohet derisa humb vetëdijen

Një nënë e re u rrah deri sa humbi vetëdijen nga një burrë i dhunshëm në një koncert, pasi...

19-vjeçarja greke denoncon dy persona se tentuan ta përdhunonin

Një 19-vjeçare greke ka denoncuar se dy persona kanë tentuar ta përdhunojnë në një klub nate në Athinës. Sipas mediave greke, ajo akuzon një efektiv...

Sistemi TIMS: Daniel Shima s’është larguar nga Shqipëria

Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), është denoncuar ditën e sotme i zhdukur nga familjarët. Në Komisariatin nr.1...

Vijojnë sulmet ruse në Ukranë, 3 viktima dhe 34 të plagosur

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 34 të tjerë janë plagosur nga sulmet ajrore ruse të kryera në mbarë Ukrainën gjatë 24...

A ka ardhur fundi i gjigantit Bayern?

Bayern, dikur një prej klubeve më të lakmuara në Evropë, duket se po përjeton një rënie të dukshme në tërheqjen e talenteve të mëdhenj...

Lajme të tjera

Web TV