Hyji Apolon apo Dea e Butrintit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hyji Apolon, e njohur më mirë si Dea e Butrintit, është një nga kryeveprat që manifeston skulpturën antike të shqiptarëve. Punimi është vlerësuar si skulpturat e shkollës apolloniate. Koka është simbol i shumëfishuar në shumë botime e kartolina, si një nga simbolet e trashëgimisë së lashtë të vendit.

U zbulua në vitin 1928 nga arkeologu italian Luigi Maria Ugolini gjatë gërmimeve që sollën edhe zbulimin e teatrit të lashtë të Butrintit, në pikën më jugore të Shqipërisë. Fillimisht Ugolini e quajti perëndesha e Butrintit (Dea di Butrinto).

Busti i përket periudhës së shekullit të katërt para Krishtit dhe cilësohet si Hyji Apolon që glorifikon bukurinë mashkullore edhe femërore njëkohësisht. Në pjesën ballore duket sikur i ngjan një vajze por në profil studiuesit thonë se i ngjan një djali. Skulptura është punuar në mermer dhe përkufizon një punim në formë vezake që shquan më së miri mjekrën e rrumbullakuar me një gropëz në mes, vetulla të holla e të harkuara bukur, sy të mëdhenj e pasionantë, gojë të vogël dhe buzë të trasha. I gjithë punimi në kompleksitet është një skulpturë unike që bashkon artin, finesën, dhe adhurimin për portretin gjysmë njeri e gjysmë hyjni.

Hyji Apolon është vendosur tek Pavijoni i Lashtësisë në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë./fjala.al

Të fundit

“Drejtësia ndërkombëtare s’është e lirë”, Rama mbështet Thaçin dhe “thumbon” Hagën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook pas publikimit të intervistës nga burgu i Hagës të ish-presidentit të Kosovës,...

Gënjeshtra e Madhe e 11 Majit: Kush gënjeu, kë dhe për çfarë?

Nga Fejzo Subashi. Kush më shumë e kush më pak, i gjithë spektri politik, nga e majta në të djathtë,qofshin këto partitë e mëdha, apo...

Deti përpiu krenarinë italiane, “Andrea Doria” fundoset në ujërat amerikane

nga Leonard Veizi Në historinë e tragjedive detare, ka raste kur deti nuk është thjesht një hapësirë e pafund ujore, por një arenë ku përmbyset...

Në qelinë muze të Al Capone-s. Aty ku shtyu ditë-netët gangsteri më i madh në botë

Nga ROLAND QAFOKU Sot burgu i Alcatraz-it në San Francisko të SHBA nuk “punon” më. Është thjesht një muze dhe famën e vjetër nuk e...

Prezantohet Kodi i ri Penal, Manja: Do të hidhet për konsultim publik

Ditën e sotme është prezantuar drafti i kodit të ri penal, i cili nuk është përfundimtar, pasi pritet të hidhet për diskutim publik. I pranishëm...

Lajme të tjera

Web TV